BERAT - Tregonte prodhime të konservuara dhe i shiste ato nën siglën e etiketave false të një kompanie. Ky rast është evidentuar, duke vënë në pranga drejtuesin e kompanisë fantazmë Asllan Vrapin, 58 vjeç.

Sipas policisë gjatë një kontrolli në një magazinë të cilën 58-vjeçari e kishte marrë me qira në qytetin e Beratit u gjetën një sasi prodhimesh ushqimorë të konservuara të cilat ishin pajisur me etiketën false të firmës që kishte ekskluzivitetin e këtyre prodhimeve ushqimore ne kryeqytet.

Ende nuk ka të dhëna të tjera për detajet e këtij operacioni dhe nëse i arrestuari ka bashkëpunëtorë të tjerë, ndërsa të gjitha produktet që u gjetën në magazinë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Akuzat që rëndojnë mbi 58-vjeçarin nga Tirana janë prodhim i kundraligjshëm i artikujve dhe mallrave ushqimore dhe favorizim i punësimit të paligjshëm.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)