KUÇOVË - 90-vjeçarja Mine Dyrmo e cila i mbijetoi asfiksimit nga gazi ditën e djeshme në lagjen Polovinë në qytetin e Kuçovës rrëfen sesi ndodhi e gjithë ngjarja.
E mbijetuara e vetme ka rrëfyer se ajo, 2 vajzat e saj Fatmira Selenica 63 vjeç, Ruzhdie Toska 60 vjeç dhe kunata e saj Refie Yzaj, 80 vjeç ishin duke biseduar me njëra tjetrën për festat e fundvitit dhe të afërmit e tyre dhe ato ngroheshin me gaz.
Gjatë kësaj kohe banesa është mbushur me gaz pas rrjedhjes për disa kohë. 90 vjecarja ka thënë se në fillim ka humbur ndjenjat Refie Yzaj dhe më pas dy vajzat e saj Fatmira dhe Ruzhdia.
Ndërsa shprehet se ajo ishte e mpirë e nuk mund të lëvizte për t’i shpëtuar dhe në pak minuta edhe ajo vetë humbi ndjenjat. Në rrëfimin e saj të përlotur Mine Dyrmo shprehet se ajo më pas nuk mban mend gjë tjetër, por kujton që dhoma ishte bërë shumë nxehtë.
Të moshuarat u gjetën nga kryefamiljari Petrit Dyrmo i cili nxitoi të shpëtonte të vetmen të afërme të cilën e gjeti akoma me frymë. Menjëherë ajo u dërgua në Spitalin Rajonal të Beratit dhe sot është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa sipas policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur nga një pakujdesi nga ana e familjarëve, gjithsesi po hetohet për të zbardhur ngjarjen.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO