BERAT- Gjendet trupi i pajetë i 11-vjeçarit të mbytur 4 ditë më parë në lumin e Devollit në fshatin Syezë të komunës së Poshnjës në Berat. Burime policore njoftuan se trupi u gjet rreth orës 11 të paradites së sotme, në afërsi të fshatit Banaj, aty ku bashkohen dy lumenjtë Osum dhe Devoll.
Banorë të zonës, familjarë dhe policë kishin 4 ditë që kërkonin trupin e të miturit me iniciale K.T., banor i fshatit Arrës,i cili u përfshi nga rrjedha e lumit. Vogëlushi u dekarua i humbur që pasditen e së shtunës në drejtorinë e policisë së Beratit, ku familjarët deklaruan humbjen e tij.
Ndërkohë, nga hetimet e para rezultoi se ai kishte shkuar të lahej në lumë me disa bashkëmoshatarë të tij. Kërkimet për gjetjen e trupit të pajetë nisën në orët e para të mëngjesit të së dielës ku mbritën dhe polumbarët, ndërkohë që për shkak të rrjedhës së ujit në bashkimin e dy lumenjëve trupi i pajetë u nxorr vetëm ditën e sotme, I cili u dërgua më pas në morgun e spitalit.
(ln/jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com