BERAT- Ardhja e stinës së pranverës ka gjetur ende të pasistemuar situatën në lagjen më të re të qytetit, atë të quajtur ish-“Pjeshkorja”.
 
Një kanal i hapur dikur shërbente për sistemimin e ujërave, ndërsa tani është bërë një vendgrumbullim mbetjesh urbane.
 
Panorama që duket në këtë vend jep një tablo të qartë të situatës, ndërsa përhapja e epidemive është shqetësimi kryesor i banoreve që jetojnë në këtë zonë.
 
Premtimet e drejtuesve lokalë për zgjidhjen e këtij problemi deri më tani kanë mbetur vetëm në letër.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)