BERAT - Një prej efektivëve të forcave blu të Beratit ka kryer vetëvrasje me armën e shërbimit. Burime në Policinë e Qarkut Berat bënë me dije se ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrethana ende të paqarta.
Efektivi i vetëvrarë është identifikuar si 41-vjeçari Ilir Nano, nga Poliçani, por banues në Berat. Mësohet se efektivi ka qenë në punë gjatë ditës së djeshme dhe menjëherë pas përfundimit të orarit zyrtar ka kryer aktin e rëndë.
Policia e Beratit po punon për të mësuar shkaqet e kësaj vetëvrasjeje, edhe pse ai njihej si një punonjës i rregullt dhe pa asnjë konflikt të ditur.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com