BERAT- Një 21-vjeçar nga fshati Guras i qytetit të Elbasanit është kapur në flagrancë duke vjedhur kabull elektrik, në fshatit Dyshnik të Beratit.
Gjatë një kontrolli të patrullës së policisë së qarkut Berat është kapur duke vjedhur 80 metra kabull elektrik me vlerë 15.000 lekë, shtetasi Kastriot Azizolli.
Kabulli ishte i vendosur në një tokë në fshatin Dyshnik të qytetit të Beratit, në pronësi të shtetasit me iniciale P.H, 25-vjeç, banues në Dyshnik komuna Otllak.
Më pas blutë e Beratit kanë dërguar autorin e vjedhjes në Drejtorinë e Policisë Berat për të zbardhur shkaqet e vjedhjes. Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e ditës së sotme në afërsi të fshatit Dyshnik të komunës Otllak.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com