BERAT - Janë vënë sot në pranga 31-vjeçari Erion Eskiu dhe 21-vjeçari Ervis Xherimeja të akuzuar për vrasjen e një muaji më parë në Berat kur nga 4 goditje me thikë i morën jetën 25-vjeçarit Elidon Zotka (në foto).
Ndalimi i tyre u bë u bë në zbatim të ekzekutimit të vendimeve penale të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, e cila dje ka vendosur masën e sigurisë “Arrest ne burg” për veprën penale të “Vrasjes me dashje të kryer në bashkëpunim”.
Ngjarja ndodhi më 7 janar të këtij viti në lagjen “Dëshmorët e Kombit” në Berat, ku dy autorët në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe shtetasin Azbi Hyka, i cili aktualisht ndodhet në dhomat e paraburgimit Berat, kanë vrarë për motive të dobëta shtetasin Elidon Zotka, 25 vjeç, banues në Berat.
AUTORET
Erion Eskiu, 31 vjeç, banues në Berat, me gjendje gjyqësore i dënuar më parë
Vangjel Papa (Ervis Xherimeja), 21 vjeç, banues në Berat, me gjendje gjyqësore i pa dënuar më parë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com