BERAT- Është vrarë në një atentat mafioz në orët e para të mëngjesit të së premtes (pak pas mesnate), ish shefi i Qarkullimit në Berat, Adriatik Mustafaraj. Ekzekutimi dyshohet të ketë lidhje me një vrasje të dyshuar se është kryer nga pakujdesia në vitin 1997.
Lajmi konfirmohet nga burime policore, ndërsa në orët e mëngjesit ka patur një analizë të Prokurorisë dhe Policisë së Beratit për informacionet e grumbulluara për vrasjen dhe ecurinë e hetimeve.
Adriatik Mustafaraj, 52-vjeç është ekzekutuar në mesnatë në hyrje të qytetit të Beratit në zonën e njohur si ”Kombinat.” Ngjarja ka ndodhur në një lavazh, ku autorët i kishin zënë pritë me armë biznesmenit 52-vjeçar. Ai ka dalë nga një lokal dhe në momentin që ka hapur derën e automjetit të tij, tip "Audi Q7", me targa AA 777, është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga disa persona që ndodheshin në pritje, të fshehur prapa një lavazhi ku Mustafaraj kishte parkuar automjetin.
Mustafaraj ka dalë nga një lokal dhe në momentin që ka hapur derën e automjetit të tij,tip Audi Q7,me targa AA 777,është gjuajtur me breshëri kallashnikovi.
Policia ka gjetur 24 gëzhoja në vendin e ngjarjes, ndërsa nga ekzamiminimi i gjurmëve në vendngjarje nga ekspertët, dyshohet se autorët kanë qenë 4.
Burimet policore thanë se pistat kryesore të hetimit, janë ngritur ajo për një hakmarrje e mundshme për ngjarjen që dyshohet se ka autorësinë e Mustafrajt në vitin 1997 si dhe konfliktet për shkak të biznesit apo lidhjeve të dyshuara me persona me precedentë penalë. Pistë tjetër hetimi dyshohet se vrasja mund të ketë ndodhur edhe për larje hesapesh për trafik prostitucioni.

(Në foto: Viktima Adriatik Mustafaraj (majtas) dhe vendi ku u vra rreth mesnatës (djathtas) Foto të tjera
Lajmi fillimisht u publikua në orën 00:27
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com