Berat, zjarrfikëset pengohen
nga parkimet e gabuara

Berat, zjarrfikëset pengohen<br />nga parkimet e gabuara
BERAT- Zjarrfikësit nuk janë eficente në rast evidentimi të vatrave të zjarreve në qytetin e Beratit. Alarmin se jep vetë shefi i këtij organi, pasi bllokimi i rrugëve nga parkimi i automjeteve, sidomos gjatë natës nuk lejon zjarrëfikësit të kryejnë normalisht procesin për shuarjen e flakëve.
 
Lidhur me këtë problem, Shefi i Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit në Berat, Shpëtim Gorrica thotë se një tjetër pengesë për neutralizimin e vatrave është edhe mungesa e inftrastrukturës rrugore, sidomos në komuna.
 
Kreu i repartit të zjarrëfikësve bën apel qytetarëve që të mos djegin mbeturina, pasi përbëjnë një rrezik serioz për përhapjen e flakëve. Në të kundërt, do të merren masa administrative ndaj personave përgjegjës.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Arbëreshët e Italisë presin Spiropalin, kryetarja e Kuvendit vishet me kostumin tradicional në përurimin e statujës së Skënderbeut

Arbëreshët e Italisë presin Spiropalin, kryetarja e Kuvendit vishet me kostumin tradicional në përurimin e statujës së Skënderbeut