BERAT- Parandalimi i kultivimit të bimëve narkotike ka qënë temë e një takimi të zhvilluar ditën e sotme në qytetin e Beratit ku kanë marë pjesë drejtues të policisë së këtij qarku, specialistë të zyrës kundër lëndëve narkotike, kryetarë komunash etj.

Takimi është zhvilluar mesditën e sotme në Institucionin e Prefektit të Qarkut në prani të perfaqesuesit të Policisë Shkencore pranë Policis së Shtetit Ilia Nasi.

Ky takim mësohet se ka pasur si qëllim parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike nëpërmjet një bashkpunimi ndër institucional, pasi ndonëse në këtë qark per vitin 2010-2011 jan ulur ndjeshëm rastet e kultivit ende qarku rezulton të jetë në hartën e kultivimit dhe tregëtimit të lëndëve narkotike,ndersa per vitin 2012 shihet qarte qe ka nje rritje te kultivuesve te bimeve narkotike ne qarkun e Beratit.

Prefekti qarkut Berat u shpreh se organizimi i këtij takimi vlersohet dhe shihet jo thjeshtë si një apel për të dal nga ndonjë situatë emergjente pasi situata nuk është e tillë, por si një shprehje e interesimit shtetëror që rastet e veçuara të kultivimit të bimëve narkotike dhe rastet e përdorimit të tyre të mos gjejn terren dhe klimë të përshtatshme në këtë qark.

"Rastet e evidentuara në zona të ndryshme të Qarkut dhe pse janë më të rralla në numër, tregojnë se fenomeni pavarsishtë nga përmasat është i pranishëm ende në këtë qark. Nëse ky fenomen do të lihet jashtë vëmendjes së komunitetit, organeve të qeverisjes vendore, organeve të specializuara e gjithë faktorëve të interesuar ai do të përhapet, fuqizohet, sofistikohet dhe bëhet më i vështirë për tu luftuar".

Përfaqësuesi i drejtorisë shkencore Tiranë tha se në këtë qark gjatë vitit të kaluar janë zbuluar më pak raste të kultivimit dhe tregëtimit, por pavarsisht përmasave fenomeni është ende prezent në këtë qark sidomos në zonat e thella malore, tokat e pyllëzuara, tokat në brigje të lumenjëve dhe zonat e braktisura ku ka prezencë të ujit.

"Gjatë vitit 2010 mësohet se janë zbuluar katër raste të kultimit të bimëve narkotike, janë sekuestruar dhe ekzekutuar 152 rrënjë kanabis stativa, 93 kilogram mariuan, ndersa per vitin 2012 shifrat jane rritur 11 raste 7 raste te zbuluar me 579 lende bim kanabis sativa Për ta hequr Qarkun e Beratit krejtësishtë në hartën e qarqeve të kultivimit të lëndëve narkotike prefekti qarkut Berat kërkoi një bashkpunim më të ngushtë me sektorin e luftës kundër narkotikëve me kryepleqtë e fshatrave, drejtuesit e komunave, shkollave, etj.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)