Berati ofron surpriza për 
 Festivalin Multikulturor 

Berati ofron surpriza për <br /> Festivalin Multikulturor 
TIRANE- Për tri ditë me radhë në Berat do të mbahet edicioni i dytë i Festivalit Multikulturor, që do të përcillet për publikun me disa aktivitete si: Panairi i librit dhe artizanatit, arte pamore dhe ekspozita të ndryshme, grupe Jazz-i dhe Dj deri në mesnatë.

Për herë të parë këtë vit vjen Panairi i Librit që u kushtohet fëmijëve. Organizatorët premtojnë, jo vetëm promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore, por dhe ato të traditës popullore. Gjatë ditëve të festivalit në skenë do të jenë emra të njohur artistësh nga Shqipëria dhe Kosova.

Nuk do të mungojnë edhe panairet artizanale në festivalin multikulturor për promovimin e qytetit të Beratit. Sipas organizatorëve, Berati në UNESCO është dhe një nga destinacionet turistike në Europë dhe Festivali Multikulturor ka si qëllim dhe sjelljen e turistëve për ta ndjekur këtë event.

Producentja e festivalit, Juliana Sinanaj, pohon se Berati ofron gjithçka në datat 23, 24, 25 korrik.  Ajo thotë se janë rreth 100 pjesëmarrës në aktivitetet e Festivalit Multikulturor dhe është menduar që në 3 ditët e tij të hapen dhjetë ekspozita të artit. 

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 21 Korrik 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)    

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës