Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim në Berat, pasi u kapën me një sasi lënde narkotike. Në pranga përfunduan Elsjon Muzyri, 21 vjeç dhe Xhuljano Mollaj, 27 vjeç, të dy banues në lagjen Uznovë, Berat, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. L.
3 të rinjtë po udhëtonin me mjetin e tyre, ndërsa polica u bëri postbllok në aksin rrugor Poliçan-Berat, në vendin e quajtur "Qafa e mullirit" pas informacioneve të marra se posedonin një sasi lënde narkotike me vete.
Shenjës së policisë për të ndaluar, të rinjtë nuk i janë përgjigjur por kanë vijuar rrugën duke i përplasur makinën efektivëve dhe janë larguar. Kjo ka bërë që policia t'u vihet në ndjekje duke i kapur pak minuta më vonë, çka solli dhe arrestimin e dy prej tyre dhe shpalli në kërkim një tjetër.
Të rinjtë posedonin me vete 340 gram kanabis, që u sekuestrua nga policia, ndërsa materialet i kaluan prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme procedurale.