SHKODER - Në Bërdicë të Shkodrës është bërë e nevojshme ndërhyrja e bordit të kullimit pasi për shkak të gërryerjes së tokës kanë qenë duke u shembur disa banesa dhe lokale. Urgjentisht ka nisur puna për ndërtimin e argjinaturave mbrojtëse përgjatë bregut të lumit Drin ndërsa gjatë ditëve në vijim priten ndërhyrje të tjera në këtë zonë.
“Kjo është një zonë problematike”, tha Muhamet Muça, drejtor i Bordit të Kullimeve në Shkodër. Sipas tij, “ky është një problem i shumë viteve përpara”.
Argjinaturat mbrojtëse pritet të ndërtohen edhe në lagjen e Bahçallëkut në qytetin e Shkodrës pasi edhe në këtë zonë ka pasur probleme nga gërryerja. Punimet për ndërtimin e Hidrocentralit të Ashtës kanë krijuar jo pak probleme përgjatë kësaj zone pasi kanë devijuar rrjedhjen e lumit Drin.
ENERGJI ASHTA: NUK ESHTE FAJI YNE
Energji Ashta ka hedhur poshtë akuzën dhe në një deklaratë për shtyp ka saktësuar se “hapja e argjinaturës pranë urës së Spatharës teknikisht nuk ka ndikuar në fenomenin e vërejtur së fundminë këtë zonë. Prurjet e lumit Drin në HEC-in e Ashtës janë në varësi të prurjeve nga HEC-et e sipërme të kaskadës së Drinit, dhe për këtë sipas njoftimit nga dhoma e kontrollit në Vaun e Dejës raportohet se prurjet në ketë liqen kanë qenë brenda kuotave normale ndaj edhe nuk ka patur hapje të portave qe mund të kenë shkaktuar përmbytje”.
Sipas saj, “kjo zonë është prekur nga përmbytjet edhe herë të tjera edhe përpara hapjes së argjinaturës pranë urës së Spatharës një muaj më pare”.
“Projekti i HEC-it të Ashtës është një vepër e cila ka ndikime shumë të moderuara në mjedis dhe është përpjekur gjithmonë të jetë një fqinj i mirë më hapësirat nga të cilat kufizohet”, përfundon komunikata.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com