Policia e Tiranës ka sekuestruar një arsenal armësh, të cilët u kapën në një furgon që drejtohej nga 34-vjeçari Eugert Sino. Armët e zjarrit ishin të markave të ndryshme, ndërsa 5 janë snajperë dhe 1 silenciator. Disa prej armëve ishin futur në kuti, ndërsa u gjetën gjithashtu edhe 15 mijë fishekë, pajisje të ndryshme për shpërthime në distancë, gjurmim dhe bllokimin e valëve.
U sekuestruan:
-12 armë zjarri pistoletë të markave “Beretta”, “Glock”, “Rex Delta”, “Ruger-57” dhe “Tanfoglio”;
-6 armë zjarri automatike;
-5 armë zjarri me tytë të gjatë (me shënjestër optike, të ngjashme me snajper);
-1 silenciator;
-17 krehra për armë zjarri të ndryshme;
-pjesë të ndryshme armësh zjarri;
-15 000 fishekë;
-17 kuti me pranga të ngjashme me ato që përdoren nga Policia;
-12 celularë dhe pajisje që përdoren për shpërthime në distancë;
-pajisje elektronike gjurmuese (GPS);
-pajisje për bllokimin e valëve;
-pajisje për numërimin e kartëmonedhave;
-3 komplete uniformash të ngjashme me ato të Policisë.

Lajmi kryesor:
Kapet arsenal armësh brenda një furgoni në Tiranë, sekuestrohen 23 armë, prej tyre 5 snajper e 1 silenciator! Pranga 34-vjeçarit, në kërkim dy të tjerë (VIDEO)