TIRANË – Një arsenal armësh u kap sot në rrugën Myslym Shyri në Tiranë, teksa po transportoheshin me furgon. Në pranga u vu 34-vjeçari Eugert Sino, ndërsa në kërkim u shpallën dy persona të tjerë si të përfshirë, por policia nuk e zbulon identitetin e tyre për shkak të hetimit. Po ashtu, blutë gjetën edhe bazën ku mbaheshin armët, e cila sipas burimeve, është po ashtu në zonën përreth ku u krye ndalimi i furgonit.
Në total brenda furgonit u gjetën 23 armë zjarri të llojeve të ndryshme, 5 prej të cilave snajperë dhe 1 silenciator, 15 000 fishekë, kuti me pranga dhe uniforma policie, pjesë armësh, pajisje për shpërthime në distancë dhe gjurmuese etj. Siç shihet edhe nga pamjet e policisë, disa prej armëvë ishin të futura nëpër kuti.
Më konkretisht, 12 janë pistoleta të llojeve “Beretta”, “Glock”, “Rex Delta”, “Ruger-57” dhe “Tanfoglio”; 6 armë automatike; 5 armë me tytë të gjatë (me shënjestër optike, të ngjashme me snajper); 1 silenciator; 17 krehra për armë zjarri të ndryshme; pjesë të ndryshme armësh zjarri; 15 000 fishekë; 17 kuti me pranga të ngjashme me ato që përdoren nga Policia; 12 celularë dhe pajisje që përdoren për shpërthime në distancë; pajisje elektronike gjurmuese (GPS); pajisje për bllokimin e valëve; pajisje për numërimin e kartëmonedhave; 3 komplete uniformash të ngjashme me ato të Policisë.
Gazetari Sokol Dema raporton se armët dyshohet se ishin planifikuar të përdoreshin në ngjarje kriminale nga një grup kriminal me bazë në Tiranë, Laç dhe Burrel. Hetuesit kanë zbuluar, përveç automjetit që u kap në zonën e "Myslym Shyrit", edhe bazën kryesore të grupit, ku mbaheshin armët, në po të njëjtën zonë në afërsi.
Armët e kapura janë relativisht të reja, dhe dyshohet se janë trafikuar nga Kosova, por nuk kanë lidhje me goditjet e mëparshme që janë bërë për trafik armësh. Hetuesit po punojnë për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë pjesë e rrjetit. I arrestuari Eugert Sino, rezulton me precedent të mëparshëm për vepra penale të ndryshme.
Policia thotë se po heton për të tjerë të përfshirë ndërsa materialet janë referuar në Prokurori për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Eugert Sino
Report Tv ka siguruar foton e 34-vjeçarit Eugert Sino, i cili u arrestua pasi iu zbulua një furgon me arsenal armësh në Tiranë.
23 armët e kapura në një furgon në Tiranë dyshohet se ishin planifikuar të përdoreshin në ngjarje kriminale nga një grup kriminal me bazë në Tiranë, Laç dhe Burrel. Hetuesit kanë zbuluar, përveç automjetit që u kap në zonën e "Myslym Shyrit", edhe bazën kryesore të grupit, ku mbaheshin armët, në po të njëjtën zonë në afërsi.
Armët e kapura janë relativisht të reja, dhe dyshohet se janë trafikuar nga Kosova, por nuk kanë lidhje me goditjet e mëparshme që janë bërë për trafik armësh. Hetuesit po punojnë për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë pjesë e rrjetit. I arrestuari Eugert Sino, rezulton me precedent të mëparshëm për vepra penale të ndryshme.
Policia e Tiranës ka sekuestruar një arsenal armësh, të cilët u kapën në një furgon që drejtohej nga 34-vjeçari Eugert Sino. Armët e zjarrit ishin të markave të ndryshme, ndërsa 5 janë snajperë dhe 1 silenciator. Disa prej armëve ishin futur në kuti, ndërsa u gjetën gjithashtu edhe 15 mijë fishekë, pajisje të ndryshme për shpërthime në distancë, gjurmim dhe bllokimin e valëve.
-6 armë zjarri automatike;
-5 armë zjarri me tytë të gjatë (me shënjestër optike, të ngjashme me snajper);
-1 silenciator;
-17 krehra për armë zjarri të ndryshme;
-pjesë të ndryshme armësh zjarri;
-15 000 fishekë;
-17 kuti me pranga të ngjashme me ato që përdoren nga Policia;
-12 celularë dhe pajisje që përdoren për shpërthime në distancë;
-pajisje elektronike gjurmuese (GPS);
-pajisje për bllokimin e valëve;
-pajisje për numërimin e kartëmonedhave;
-3 komplete uniformash të ngjashme me ato të Policisë.
Komente











ME KETE ARMATIM BEHET GRUSHT SHTETI.......NJE BRAVO TE MADHE POLICIA
PërgjigjuKy eshte armatim per terrorizem shteteror. Mendoj qe hetimi i hollesishem do te nxjerre shume njerez te perfshire. Respekt per punen e policise.
PërgjigjuKjo qenka goditje, bravo Policia. Nga pershkrimi gjeografik, duhet jene te grupit te Monopolit dhe mbetjeve te Vis Martinajt.
PërgjigjuSi e gjete ti.dhe mbetjet e p..motres tende