Ajo quhet Soon dhe është vetëm pak muajshe. Por është fëmijë me shumë fat pasi do të mund të tregojë një ditë se është marrë në krah nga një Papë.

Ndërsa gjithë bota do ta mbajë mend, sepse gjatë paradës së Papa Françeskut në Filadelfia të SHBA-ve, ajo mbante veshjen e vetë Atit të Shenjtë.

Nëna e saj zgjodhi pikërisht këtë mënyrë për ti bërë homazh kreut të Kishës Katolike, dhe ky i fundit e dalloi menjëherë vogëlushen që nga larg dhe fillimisht buzëqeshi. Më pas Papa Bergoglio i kërkoi rojeve të sigurisë që ta marrin foshnjen që ai ta bekonte. Videoja e “baby Pope” tashmë po bën xhiron e botës ndërsa lajmi është dhënë në mediat më prestigjoze të globit.