Bëri grabitjen e shekullit në Angli ku u vodhën 53 milion paundë dhe martohet në Tropojë! Mediat britanike shkruajnë: Shqiptari bëri një dasmë luksoze (FOTO)

Bëri grabitjen e shekullit në Angli ku u vodhën 53 milion paundë dhe martohet në Tropojë! Mediat britanike shkruajnë: Shqiptari bëri një dasmë luksoze (FOTO)

Jetmir Buçpapa dhe foto nga martesa

Një nga personave që është pas grabitjes më të madhe të bërë ndonjëherë në Britani është martuar disa muaj pasi u lirua para kohe. Jetmir Buçpapa, u arrestua së bashku me gjashtë të tjerë në vitin 2008 për vjedhjen e 53 milionë paundëve nga depoja e 'Securitas në Tonbridge' në Angli.

Mbi 30 milionë paund ende mungojnë, por Buçpapa e bindi gjyqtarin se nuk kishte asgjë dhe u urdhërua të paguante vetëm një paund.

Shqiptar, 41 vjeç, u dënua me 15 vjet burg për grabitje, rrëmbim dhe armë. Ai u lirua nga Belmarsh, Londra Juglindore në gusht të vitit të kaluar dhe u deportua.

Gruaja e parë britanike e Buçpapa, Rebecca, ishte zotuar se do t'i qëndronte pranë, por ata thuhet se janë divorcuar ndërsa ai ishte brenda.

Jetmir Buçpapaj u burgos së bashku me bashkë-patriotin e tij Ermir Hysenaj dhe 5 britanikë në vitin 2008 për vjedhjen e 53 milionë paundëve nga depoja ku përpunoheshin paratë cash për bankomatet. Sipas mediave britanike Buçpapaj u martua me Besiana Dushinën në qytetin e tyre të lindjes, Tropojë, në një festë luksoze.  

Moment nga grabitja

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 01/11/2021 09:54

    Nuk e din shqiptari se edhe se ka dal prej burgute je ne vezgim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore