LUSHNJE-Policia e Lushnjes ka arrestuar një 56-vjeçar pasi ka bërë në polici kallzim të rremë për vjedhjen e automjetit.

Adrijan Shtembari, 56 vjeç, banues në fshatin Bishqethem, Lushnje, e ka bërë kallzimin me pretendimin se e kishte lënë makinën të parkuar në oborrin e banesës së tij dhe ja kishin vjedhur.

Nga verifikimet e policisë u konstatua se mjetin në fjalë, Adrijan Shtembari e kishte shitur por bëri kallzim të rremë në polici për të marr një vërtetim për humbje mjeti me qëllim çregjistrimin e automjetit në Itali.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Kallzimi i rremë".

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com