TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kamëz. Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi ka dhunuar të bijën. I riu R.K, nga Kamza, është arrestuar në flagrancë, pasi ka ushtruar dhunë, ndaj vajzës së tij së tij 6 vjeçare, e cila ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore.

Dhuna është konstatuar nga e ëma e cila, ka bërë edhe denoncimin në komisariatin e Kamzës. Ajo ka treguar se kur është kthyer në banesë ka gjetur vajzën në gjendje të rëndë, ndërkohë që ka shtuar se bashkëshorti edhe më parë ka qenë i dhunshëm.

6-vjeçares po i kryhen të gjitha kontrollet mjekësore dhe mësohre se gjendja e saj shëndetësore është stabilizuar.