Bëri shqiponjën me duar, Miss Serbia shtrohet menjëherë në spital pasi mbërriti në vendin e saj, shoqja: Ka presion të tmerrshëm

Bëri shqiponjën me duar, Miss Serbia shtrohet menjëherë në spital pasi mbërriti në vendin e saj, shoqja: Ka presion të tmerrshëm

Valentina Petroviq

Valentina Petroviq, e cila përfaqësoi Serbinë në garën Miss Intercontinental në Egjipt, është shtruar pa pritur në spital, pasi u sëmur pak pasi mbërriti në Serbi.

Kolegia e saj, Nadja Kljajic ka treguar për "Kurir" se Valentina është kthyer dje në Serbi dhe menjëherë ka përfunduar në spital.

"Jam në kontakt të rregullt me menaxherin e saj. Është e papranueshme ajo që ka ndodhur. Ajo ka stres të tmerrshëm, e pret një presion i madh, e kanë mbajtur gjatë në doganë kur është kthyer në Serbi", ka treguar Nadja.

Petroviq ka qenë shënjestër sulmesh në Serbi pasi së bashku me përfaqësueset e Shqipërisë dhe Kosovës në Miss Intercontinental bënë me duar simbolin e shqiponjës, fotografia e të cilave u bë virale dhe e njëjta mori kritika të shumta në Serbi, duke u tërhequr edhe nga gara e konkursit të bukurisë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio i premton Netanyahut mbështetje të palëkundur të SHBA-së ndaj Izraelit

Sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio i premton Netanyahut mbështetje të palëkundur të SHBA-së ndaj Izraelit