Një 17-vjeçar shqiptar është dëbuar nga Greqia pasi ka bërë simbolin e shqiponjës pranë flamurit grek. 

Pikërisht kjo çështje është bërë sërish temë e ditës në Greqi, pas dënimit me 60 ditë burg të 7 ushtarëve me origjinë shqiptare, të cilët bënë shqiponjën brenda repartit grek. 

Edhe ky gjest i të riut, në një ishull të vogël, në Portin Paksu përballë Pargës, është konsideruar provokim nga Athina. 

17-vjeçari shqiptar është arrestuar për fyerje ndaj simbolit kombëtar në Portin “Gaios Paxon” shkruan portali grek “Kerkyrasimera”.

Adoleshenti e ka postuar fotografinë në llogarinë e tij personale në rrjetet sociale.

Menjëherë pasi është evidentuar rasti dhe verifikuar fotoja ai është arrestuar dhe më pas gjykata greke ka vendosur dëbimin e të riut shqiptar nga Greqia duke e shpallur person “non grata”.

simboli i shqiponjes
(I riu shqiptar bën shqiponjën përpara flamurit grek)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com