TIRANË - Një 39-vjeçar është qëlluar për vdekje me thikë nga fqinji i tij 28-vjeçar, gjatë një sherri për motive banale në një lokal në zonën e Shkozës. Burime zyrtare nga Policia e Tiranës kanë bërë me dije se autor i kësaj ngjarjeje është Erges Zhupani, i cili u arrestua pak orë pasi qëlloi me thikë në lokal 39-vjeçarin Arenc Liçon. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, rreth orës 22:00 në rrugën “Shemsi Haka”. Burimet nga policia thanë se viktima ka qenë në lokal i ulur bashkë me vëllanë e tij, ndërsa aty gjendej edhe autori. 28-vjeçari mësohet se ka qënë nën efektin e alkolit ku ka goditur mikun e tij.
Arenc Liço u dërgua në spital me urgjencë, por si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë. “Më datë 19.02.2016, në Shkozë, në një lokal, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. Sh., rreth 28 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin A. L., 39 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka gjetur vdekjen si pasoje e plagës së marrë. Autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi E. Sh., 28 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sherri
Burimet sqaruan se e gjithë ngjarja ka ndodhur vetëm për pak minuta. Dy protagonistët në këtë ngjarje ishin në gjendje të dehur, pasi kishin konsumuar sasi të konsiderueshme alkoli në lokalin ku ndodhi ngjarja. Erges Zhupani dhe Arenc Liço, gjithashtu mësohet se janë edhe fqinj me njëri-tjetrin pasi banesat e tyre ndodhen fare pranë. Mbrëmjen e së premtes, sipas burimeve të policisë mësohet se viktima Liço kishte dalë bashkë me vëllanë e tij në lokalin ku ndodhi ngjarja. Të dy së bashku kanë nisur të konsumojnë alkool. Po në këtë lokal gjendej edhe 28-vjeçari, gjithashtu duke konsumuar alkool.
Në një moment, dy vëllezërit Liço kanë filluar të bëjnë zhurmë në lokal, çka ka bezdisur edhe të riun që gjendej aty. Erges Zhupani ka nisur të debatojë më pas, por pa asnjë përfundim. Autori mbante me vehte një thikë, me të cilën në një moment ka qëlluar mbi 39-vjeçarin duke e lënë fillimisht të plagosur, ndërsa ndërroi jetë gjatë transportimit për në spital. Pas krimit, Zhupani u largua nga vendi i ngjarjes duke përfituar edhe nga errësira, duke u prangosur mëngjesin e të shtunës nga forcat e komisariatit numër 1 dhe mbi të është ngitur akuza e “Vrasjes”.

( Viktima Arenc Liço )
Dyshimet janë se Zhupani dhe Liço u konfliktuan për motive të dobëta, ndërsa burimet thanë se autori me viktimën kishin pasur edhe raste të tjera konflikti, por jo të dhunshme. Ndërsa nuk behet e ditur arsyeja e konflikteve të tyre. Megjithatë policia ka marrë në pyetje disa persona që ndodheshin në vendngjarje, përfshi dhe dëshminë e autorit për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e krimit. Në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes ku mbeti i vdekur një person. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes së rëndë me pasojë vdekjen e një personi.

(Lokali ku ndodhi ngjarja)
/Shqiptarja.com

VIDEO