TIRANE - Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë është mbledhur ditën e sotme, nën drejtimin e Kryeministrit Sali Berisha. Në fjalën e tij, Berisha theksoi se kjo mbledhje do të hyjë në histori pasi sot do të diskutohen 2 projekte gjigande, ai i ndërtimit të Hidrocentralit të Devollit dhe i gazsjellësit transadriatik, një investim prej 2.7 miliardë euro.
Duke folur për projektin e kaskadës së Devollit, Kryeministri ka vlerësuar se ky është një projekt i madh më rreth 800 milionë euro investime dhe 7 mijë punësime të reja.
“Kjo mbledhje që do hyjë në histori. Sot vendoset për 2 projekte gjigande, projekte që në tërësinë e tyre përbëjnë investime në Shqipëri prej rreth 2.7 miliardë euro. Projekte që nga rëndësia e tyre dalin jashtë kufijve të këtij vendi dhe janë dy ndër projektet më të rëndësishme, që do të nisin zbatimin e tyre vitin e ardhshëm. Njëri është kasakada e Devollit, kaskadë kjo që do realizohet nga kompania numër 1 e hidrocentraleve në Europë. Ky projekt i kaskadës së Devollit është një projekt i madh me rreth 800 e më shumë milionë euro investime, në 3 hidorcentrale, i bazuar në tunele me rrjetra kilometra. Projekt ky që do të reformojë sistemin hidroenegjetik të vendit, përbën një hov cilësor drejt shndërrimi të Shëipërisë në superfuqi energjitike rajonale. Projekti ka një rëndësi të jashtëzakonshme sepse punëson direkt dhe indirekt mbi 7 mijë puëntorë. Ky ëhstë projekti i punësimit më të madh të shqiptarëve”, deklaroi Kryeministri Berisha.
Sipas Kryeministrit Berisha ndërtimi i gazsjellësit TAP është një tjetër projekt me rëndësi madhore kombëtare pasi në 4 vjeçarin që vjen do të bëhet i mundur gazifikimi i famijeve shqiptare dhe gjithë territorit të Shqipërisë.
“Vendimi i shpalljes së projektit të TAP, si projekti i rëndësisë kombëtare. E vërteta është se gazsjellësi transadriatik është një projekt i një rëndësie madhore kombëtare. Shqipëria pati fatin dhe bëri çdo përpjekje që të jetë pjesë e këtij projekti të madh historik. Projekti i parë madhor që sjell gazin e kaspikut dhe Azisë qendrore drejt Europës perëndimorë. Ky projekt është një investim gjigand, vetëm në 25 miliardë euro, në ndërtimin e tij si investimi i parë investohen mbi 12 miliardë euro. Shqipëria ka pozicionin gjeografik më të lakmueshëm në Ballkan, pas Gjibraltarit, Otrantoja është një nga ngushticat më të rëndësishme të mesdheut. Edhe ky projekt është dëshmi e një besimi të madh të gjigandëve të gazit dhe naftës, kompanive më të mëdha në botë të kësaj fushe. Është dëshmi e palëkundur e tyre në funksionaliteyin e ligjit në këtë vend. Me këtë projekt Shqipëria merr një rol qendror në shpërndarjen e gazit për Ballkanin perëndimor. Shqipëria nis e sigurtë në 4-vjeçarin që vjen gazifikimin e famijeve shqiptare dhe gjithë territorin e saj”, tha Berisha.
Kryeministri theksoi se mandati i ardhshëm do të jetë “Shqipëria vend i zhvilluar” dhe do të kompletohet në fund të mandatit të tretë qeverisës, në vitin 2017.
“Viti që vjen është viti i fillimit të projekteve të mëdha, përfundimi i të cilave vendos në mënyrë të sigurtë Shqipërinë në grupin e vendeve të zhvilluara. Projektet do të dyfishojnë të ardhurat e këtij vendi dhe do të bëjë kalimin e saj në grupin e vendeve të zhvilluara. Premtimi im solemn se mandati i ardhshëm do të jetë Shqipëria vend i zhvilluar, do të bëhet i prekshëm vitin që vjen dhe do të kompletohet në fundin e mandatit të tretë, në viti 2017”, theksoi Kryeministri.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com