Berisha 2000 $ pagë e përfitime në muaj pa shkuar asnjë ditë në Kuvend, Tritan Shehu nuk u ndahet hoteleve, 8 deputetë bonus 350 $ në muaj sikur jetojnë me qira

Berisha 2000 $ pagë e përfitime në muaj pa shkuar asnjë ditë në Kuvend, Tritan Shehu nuk u ndahet hoteleve, 8 deputetë bonus 350 $ në muaj sikur jetojnë me qira

Sali Berisha dhe Tritan Shehu

Gjatë muajt tetor 2021 Sali Berisha nuk është paraqitur asnjë ditë në Parlament, për shkak të angazhimit në aksionin politik për të rrëzuar Lulzim Bashën, për të rimarrë Partinë Demokratike dhe për hequr emrin nga lista e zezë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Megjithatë, Sali Berisha është paguar me 156 770 lekë pagë nga Kuvendi ose rreth 1.5 mijë USD, ndërsa ka përfituar edhe 30 016 lekë për karburant si dhe 17 000 lekë për telefon, pra në total rreth 2 mijë USD. Ndonëse kontributi tij parlamentar si ligjvënës është zero, ish-kryeministri është paguar me paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Ndërkaq, pasi janë betuar në Kuvend, disa nga deputetët kanë marrë para edhe për fjetje në hotel. Mes përfituesve nuk mungon emrin i deputetit Trina Shehu, i cili nuk u ndahet hoteleve, ndonëse nga disa shtëpi në Tiranë, Gjirokastër, Himarë dhe Durrës, përfshirë edhe një bujtinë në kryeqytet.

Tetë deputetë të Kuvendit që prodhuan zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021 trajtohen me bonus qiraje banese me vlerë deri në 350 USD në muaj. Deputetët që marrin pagesa për shpenzimet e qirasë në Tiranë janë Mirela Pitushi, Eralda Bano, Meri Markiçi, Gledis Çeliku, Sorina Koti, Enslemvera Zake, Nustret Avdulla dhe Ilirjan Pendavinji.

Gjatë legjislaturës së kaluar numri i deputetëve që merrnin para nga buxheti i Kuvendit me pretendimin se jetonin me qira, ishte 23. Vendimi nr. 114/2014 për mënyrën e trajtimit të deputetëve parashikon që Kuvendi mbulon shpenzimet për strehimin në masën 35 000 lekë në muaj të deputetëve, të cilët nuk banojnë në rrethin e Tiranës. Por, ka dyshime të forta që kontratat e paraqitura nga deputetët për banesa me qira mund të jenë fiktive.

Çdo deputet i Kuvendit të Shqipërisë përfiton mesatarisht në muaj rreth 3 mijë USD deri në 3.5 mijë USD, duke përfshirë pagën, pagesa për karburant, pagesa për telefon, dieta, pagesa për pjesëmarrje në mbledhjet e komisioneve të përhershme parlamentare, pjesëmarrje në seancat plenare etj.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Franc: 22/01/2022 07:45

    Mire e bejne qe perfitojne kur gjejne nje popull injorante. Sic duket shteti Shqiptar eshte shume i pasur nga tregetua e droges qe ben per te paguar keta jashteqitje te vendit me rroga qe nuk imagjinohen dhe pensionistet marrin pensione qesharake

    Përgjigju
  • gora: 22/01/2022 05:23

    populle kote jemi kure tallen e keta me nee kane 30 vjete e qashim nga Enveri ne ,na bahine keta plerate hyyyy

    Përgjigju
    • Franc: 22/01/2022 07:47

      Enveri donte te shkollonte te gjithe njerezit po ky popull injorante ngeli. E meritojne kete qeveri dhe politikane dhe qumeshtin e nenes tju nxjerrin. E ka pare zoti kete vend

  • Iris: 22/01/2022 02:43

    Hajde se po mbyllim nje sy per qira,dieta,etj,po te marresh rroge pa u paraqitur ne zyre,kete vetem nje mbret mund t'a beje.Njerez te zakonshem nxirren para drejtesise per te njejten arsye,kurse Berisha ben si do?!Ku jane Rama e Brace,po ai Koreshi i PD,po Basha perse nuk reagojne?!Ne cilin vend te botes,paguesh edhe kur s'punon?!Nese eshte nje ligj qe duhet ndryshuar,ky eshte dhe te jete i vlefshem e i barabarte per te gjitha rangjet,qe nga pastruesi e deri te deputeti dhe presidenti!

    Përgjigju
    • Sing: 22/01/2022 13:39

      Ne Shqiperine e kultivuar nga kanabisi e hashashi

  • Populli: 22/01/2022 00:37

    Hajd se do vi dita qe do i vjellin…

    Përgjigju
  • Scutari: 21/01/2022 19:47

    Lodheni kot duke shkruar dhe lodhemi edhe ne kot që lexojmë!! As mos t'ju shkojë ndërmend që politikanët tanë të heqin dorë edhe nga privilegjet që i sjell të qënit deputet, pavarësisht se më i keqi ka një milion euro!!

    Përgjigju
  • Hcxh: 21/01/2022 18:53

    Por, ka dyshime të forta që kontratat e paraqitura nga deputetët për banesa me qira mund të jenë fiktive. Po te mos ishit llapaqene militante politike investigoniy per kete e benit shkrim. Jo shkrim idiot qe tregon qe nuk ia keni idene se cfare eshte mandati i deputetit.

    Përgjigju
  • luan: 21/01/2022 18:42

    ka me turp se kaq per parlamentin tone? Duke mos u paraqitur ne parlament fare,duke u marre me veprime destabilizuese e duke minuar sistematikisht demokracine dhe ligjin shqiptar dhe ne vend te te tregojne vendin te te demshperblejne dhe te marresh mijera euro? Kur shume familje shqiptare nuk e nxjerrin dot muajin?Keto cudira ndodhin vetem ne shqiperi,apo di kryetarja e parlamentit Lindita Nikolla dhe parlamenti ne teresi ndonje rast tjeter te ngjashem ne bote?Dhe presin shqiptaret qe ky person te denohet ndonje dite!????Apo keshtu eshte kjo pune,parate e burdallenjve votues shqiptare jane...apo nuk eshte keshtu zoti kryeminister Edi Rama?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës