Berisha, 298 milionë lekë
vetëm për lobimin te të huajt

Berisha, 298 milionë lekë<br />vetëm për lobimin te të huajt
TIRANË - Edhe pse në jo pak herë diplomacia shqiptare është treguar e heshtur në shumicën e rasteve, janë miliona lekë të cilat shkojnë për veprimtarinë diplomatike dhe atë konsullore.

Në auditimin e brendshëm të Ministrisë së Jashtme, rezulton se një pjesë e mirë e fondeve janë përdorur për të paguar aderimin e vendit tonë në organizata të ndryshme, qofshin ato kulturore apo politike.

Në total, shpenzimet e parashikuara për Ministrinë e Jashtme janë 2.195.268.000 lekë ose pothuajse dyfish më të larta se një vit më parë kur Shqipëria shpenzoi 1.18 miliardë lekë. Një fakt që bie në sy është se nga fondi total, pjesa dërrmuese e tij është parashikuar për t’u përdorur për mbështetje diplomatike jashtë shtetit. 1.797.573,000 lekë është fondi i posaçëm vetëm për këtë qëllim.

Shqipëria ka hapur vitete fundit seli diplomatike në shumë vende të botës, madje edhe atje ku shkëmbimet tregtare apo kulturore janë zero. Zyrat tona diplomatike në jo pak raste shihen si agjenci punësimi për të punësuar njerëz, veçanërisht tek ato seli që ndodhen brenda zonës së Bashkimit Europian që janë më të lakmuarat. Në raportin e siguruar nga “Shekulli”, pothuaj të gjithë zërat e shpenzimeve kanë pasur një rritje të fondeve, ku një pjesë e konsiderueshme ka shkuar vetëm për lobimin dhe përmirësimin e imazhit të Shqipërisë në vendet europiane. Dyfishimi i fondeve nga qeveria për diplomacinë tonë në një vit elektoral, rrit ndjeshëm dyshimet se këto shuma të jenë përdorur për përmirësimin e imazhit të qeverisë në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 23 qershorit. Gjatë kësaj kohe, kanë qenë të shumta konferencat dhe aktivitete e organizuara nga diplomacia shqiptare, në pjesënmë të madhe të të cilave është reklamuar zhvillimi i Shqipërisë gjatë viteve të qeverisjes së Berishës.

RAPORTI
Vetëm për aktivitet diplomatike dhe shërbimin konsullor, nga 248.675,000 lekë të projektuara për të gjithë vitin, vetëm gjatë gjashtë mujorit të parë janë shpenzuar 116.694 000 lekë. Për më tepër, gjatë 6 mujorit të fundit, më tepër rëndësi diplomacia shqiptare i ka dhënë asaj që ajo e konsideron rritje të profilit në organizmat ndërkombëtare, se sa shërbimit konsullor. Shërbimi konsullor prek direkt mijëra emigrantë të cilët në jo pak raste kanë kritikuar si të ngadaltë dhe të korruptuar shërbimin tonë diplomatik. Për rritjen e profilit të Shqipërisë në OSBE janë shpenzuar 5 milionë lekë të reja vetëm për 6 muaj, ndërsa për rritjen e profilit në Këshillin e Europës 4.2 milionë lekë. Në total vetëm këto dy shërbime shkojnë 9.2 milionë për 6 mujorin e parë, ndërsa për ofrimin e shërbimeve konsullore pranë MPJsë janë paguar 1.7 milionë dhe për përsosjen e shërbimit konsullor 3 milionë. Siç rezulton nga këto shifra, më shumë rëndësi i është dhënë imazhit të vendit gjatë 6 mujorit të parë të këtij viti që ka qëlluar edhe vit elektoral. Audituesit e brendshëm të Ministrisë së Jashtme kanë arritur në përfundimin se vetëm për 6 mujorin e parë të këtij viti, diplomacia shqiptare ka paguar për zhvillimin e dialogut politik 6.5 milionë lekë, për zbatimin e detyrimeve te MSA-së për çështjet e politikës së jashtme 3.5 milionë lekë. Vetëm për pjesëmarrjen aktive në NATO janë paguar 6.5 milionë lekë për 6 mujorin e parë , ndërsa lobime pranë strukturave komunitare dhe vendeve anëtare në total janë paguar 9.5 milionë lekë.
 
Redaksia online
(marrë nga Shekulli.com/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor