Kreu i PD-së, Sali Berisha vijoi sërish akuzat teksa komentoi përplasjet që përfliten mes Behgjet Pacollit me ortakun e 2A Group, Valon Ademi për Aeroportin e Vlorës. Në konferencën për mediat, Berisha tha se në dukje është një përplasje mes ortakëve por sipas tij në fakt është një përplasje që ka të bëjë me shtetin.
“Pra kemi të bëjmë jo thjesht me një përballje midis dy aksionerëve, por kemi të bëjmë me një përballje midis shtetit dhe aksionerëve. Kemi të bëjmë me një përballje të tillë, sepse nëse shfletoni arkivat e medieve, do gjeni se janë mediat ato që njoftuan fillimin e procesit kundër këtij e kundër atij, pa filluar procesi. Por janë breshëri të pafundme mesazhesh të pushtetarëve direkt të interesuar në këtë aferë që kanë vërshuar drejt aksionerëve. Cili është morali? Dora e zezë e atyre që kanë stisur këtë aferë të tmerrshme është e shtetit dhe e qeverisë.”, tha Berisha.
Kreu i PD kërkoi hetim ndërsa akuzoi ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku se ka transferuar aksionet nga kompania turke te ajo e Pacollit.
“Lubia, jo vetëm firmos kontratën për një siguri 140 milionë, por Lubia një vit mbrapa firmos transferimin, ja ku e keni zëvendëskryeministre dhe ministre. Firmos kalimin e aksioneve nga kompania turke, e cila është kompani me ekspertizën në ndërtimin dhe menaxhimin e aeroporteve, pa të cilën aeroporti nuk ndërtohej. Pra firmos kalimin e aksioneve nga kjo kompani tek Mabco Construction”, tha Berisha.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Xhaferri i kujtoi largimin në 2026-ën, Berisha shkel 'zotimin': Statuti flet për zgjedhje, jo farsë! Do garoj sërish për kreun e PD











