Berisha akuza qeverisë: Buxhet katastrofë! I keni marrë ryshfetin Italisë, e më pas i keni tërhequr mbështetjen

Nga Foltorja e Kuvendit Sali Berisha ka folur në lidhje me projektbuxhetin e vitit 2023, ndërsa i është rikthyer edhe një herë qeverisjes së tij të para 9 viteve. Berisha ka bërë krahasime dhe sipas tij rrogat në kohën kur ai ishte kryeministër ishin shumë herë më të larta. Sipas Berishës, me këtë projektbuxhet, qeveria po vjedh qytetarët, ndërsa theksoi se ky është një buxhet katastrofë. Berisha akuzoi qeverinë se i ka marrë ryshfet Italisë se do ta votojë për ekspozitën botërore në vitin 2030 dhe më pas i ka tërhequr mbështetjen. Berisha tha se me datën 12 nëntor, ditën kur ka thirrur protestën, do t'u bëhet gjyqin qeveritarëve në Tiranë.

‘Ku avulluan miliona. Rrogat nuk u rritën pensionet nuk u rritën. Shqiptarët nga njerëzit më të paguar me rrogë mesatare në Ballkan me rrogë më të ulët. Asnjë punë tuajën nuk u tregoni sot shqiptarëve që keni përfunduar në 9 vite. Të gjitha janë vazhdime të punëve që ishin në ndërtim e sipër. Ju ndërtuat 7 km rrugë në autostradë me çmim dy herë më të shpejtë sesa km e tunelit të Krrabës. Keni vjedhur me thasë. Ju nuk keni një objekt të vetëm që t’i paraqitni shqiptarëve ndër vite. 7 km e para u ndërtuan me 700 mijë euro km. Pas 9 vitesh po shtoni dhe 16 mln lekë të tjerë se nuk jeni ngopur.

Po ju çfarë bëtë ju ndërtoni në fushë në të njëjta kushte. Siç vidhni ju nuk vjedh kush në botë. Ditën e buxhetit sigurisht ai ka probleme të mëdha me këto vjedhje. Ky është buxhet katastrofe mor. Si mor arrini në këtë shkallë. A mendoni ju po bizneset, çfarë u bëtë bizneseve. Të gjithë do jenë me datën 12 tu bëjnë gjyqin në Tiranë. Boll është Boll! A janë të vërteta këto! Ansambli i vjedhjes është ky! Kanë bërë një akt të turpshëm. I kanë premtuar Italisë me shkrim se do votojnë për ekspozitën botërore në vitin 2030. I merr ryshfetin dhe i tërheq mbështetjen. E kam burim të sigurtë. Një vendi me të cilin shqiptarët janë biznesmenë nja 50 mijë. Ndaj ikin shqiptarët se shohin se e keni bëri Shqipërinë një vend të pavlerë. Ndërsa për vete jetoni në luksin më të madh.’- tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ Berisha akuza qeverisë: Buxhet katastrofë, po vidhni shqiptarët me thasë! I përgjigjet Balla: Je përgjegjës për rublat ruse në PD dhe ke furnizuar me naftë Millosheviçin


M.Q./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen