Berisha akuza Ramës dhe Bashës: Po i grabisin Durrësit 800 mijë metër katrorë tokë në Port! Po konsiderojmë protesta të fuqishme për këtë aferë dhe atë të inceneratorëve

Berisha akuza Ramës dhe Bashës: Po i grabisin Durrësit 800 mijë metër katrorë tokë në Port! Po konsiderojmë protesta të fuqishme për këtë aferë dhe atë të inceneratorëve

Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha, nga Durrësi, akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Lulzim Basha se po grabisin 800 mijë metër katrorë tokë në Port.

Sipas Berishës, kjo po realizohet nëpërmjet një skemë të mirëfilltë mafioze, duke gjetur një kompani në Emiratet e Bashkuara dhe pas 'zhdukjes' së emirit, 100% e aksioneve iu shitën "kompanisë ofshorë të Rama-Basha". Sipas Berishës, kjo po bëhet vetëm, për të fshehur paratë e drogës.

"Një nga aferat korruptive më të mëdha të planetit. Megagrabitës kanë vendosur t'i rrëmbejnë qytetit, në një skemë klasike mafioze, 800 mijë metër katrorë në një vlerë prej disa mld euro. Kanë përdorur një skemë tipike për mafien, kanë gjetur një kompani në Emiratet e Bashkuara e njohur në shumë aspekte, kanë firmosur një marrëveshje me qeverinë e Emirateve për të bërë kornizën e maskës me të cilën duan të rrëmbejnë tokën dhe fill pas kësaj e emiri është zhdukur dhe siç thotë ministrja që njihet për grykësinë e saj, në rregullat tregtare i shiti 100% kompanisë ofshorë Rama-Basha të gjithë aksionet e 800 mijë metrave katrorë tokë në zemër të Durrësit. Nuk ka në histori një vjedhje gjigante e këtyre përmasave. Kjo bën që inceneratorët që janë një vjedhje flagrante, të duken një nënfish i vogël i asaj që po zhvillohet në Durrës. Po e bëjnë vetëm për të larë paratë e drogës në këtë aferë", tha ai.

Sipas Berishës menaxheri i kompanisë së emirit, ishte dhe menaxheri i kompanisë së Bashës.

"Menaxheri i kompanisë së emirit ishte menaxheri i kompanisë së Lulzim Bravës. A mundet që të ndërtohet një port i ri në Porto Romano? Mundet po kërkon të paktën 700-800 mln euro dhe a përbën ky port këtu ku është një domosdoshmëri? Absolutisht jo. Nëse do të ndërtosh port jahtesh, ka qenë projekti për port jahtesh. Nëse do ndërtosh një port të madh, studioje dhe kur të fillosh të ndërtosh, jo të transferosh ngarkesat në një port të investuar me 10 mln, e i transferon në portet e Malit të Zi. Imagjinata nuk mund të afrojë një aferë të dytë të madhe siç është kjo e Portit të Durrësit", deklaroi Berisha.

Ish-kryeministri paralajmëroi 'protesta shumë të fuqishme' për çështjen e Portit të Durrësit e po ashtu dhe për inceneratorët.

"Ne do konsiderojmë protesta shumë të fuqishme dhe për inceneratorët dhe për portin. Ne jemi në një revolucion dhe do përballet me regjimin për aferat e tij më të zeza.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 17/02/2022 02:46

    C'damblla t'i bjere Berishes o /QEROZ/?!Dambllaja u rente Rames e Bashes qe jane humbameno dhe nuk i lane pjese ne Port familjes Berisha.Kush i duron tani kete Haxhi Qamil dhe fanatiket e tij,qe ka per t'i derguar ne burg,pas protestave te fuqishme,se na dashka Sala nje thele nga <<byreku>>!

    Përgjigju
  • Qerozi.: 16/02/2022 17:58

    Sala ka semundjen eshpifjes.shpifarak oshpifarak te rente damllaja dhe dhjefsh ne uturak.

    Përgjigju
  • aleksadros: 16/02/2022 15:42

    ike se ato qe i ke bere ti shqiperise ase pushtuesi nuke i ka ba ai demi io 97 do 100 vjete te rregullohet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje