Mesfushori shqiptar luajti për herë të parë si zëvendësues nga minuta e 64 për skuadrën e Al Jazira-s, por kjo nuk pengoi të linte gjurmë. Në minutën e 91 Asllani lëshoi një goditje mjaft të bukur në hyrje të zonës, duke bërë të pakapshëm topin për portierin e skuadrës Shabab Al-Ahli Dubai.

Goli i Asllanit vulosi fitoren 1-3 për skuadrën e Al Jazira-s, që e ka huazuar shqiptarin nga Interi. 24-vjeçari pas aventurave në Evropë dhe kryesisht në Itali u transferua në Lindjen e Mesme për të gjetur formën më të mirë.