Ish-Kryeministri Sali Berisha e akuzoi ambasadoren e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim se gënjeu ku i tha shqiptarëve se zero vendime "non grata" janë kthyer mbrapsht, pasi sipas tij ka të tillë. Por përgjigjen nga Uashingtoni ia kanë servirur sërish të 'ftohtë'.
Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit deklaroi për RTSH se vendimet për shpalljen "non grata" merren vetëm nga Departamenti i Shtetit dhe ato nuk kanë kufizime në kohë, domethënë nuk ndryshojnë nga një administratë në tjetrën.
"Z. Berisha u përcaktua sipas nenit 7031(c) të Ligjit vjetor për Buxhetin për shkak të përfshirjes se tij në korrupsion të konsiderueshëm në cilësinë e tij zyrtare si Kryeministër i Shqipërisë. Përcaktime të tilla nuk janë të kufizuara në kohë. Në përgjithësi, kur një individ përcaktohet sipas seksionit 7031(c), ai individ nuk do të jetë i përshtatshëm për të përfituar një vizë për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara" tha zëdhënësi.
Ndonëse i shpallur "non grata" nga SHBA dhe ambasadorja Yuri Kim i bëri të qartë se dosjet e provave ndaj tij si të përfshirë në korrupsion ekzistojnë dhe janë voluminoze, Sali Berisha duket se ende nuk do pranojë humbjen dhe fundin e turpshëm që i bëri aleatin strategjik i Shqipërisë, SHBA.
Më 19 maj 2021 SHBA e shpalli Sali Berishën "non grata" për minimin e demokracisë dhe korrupsion. Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken aktet e korruptuara të Berisha kanë minuar demokracinë në Shqipëri dhe se është përfshirë në akte korruptive, si keqpërdorimi fondeve publike dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur fuqinë për përfitime personale, dhe pasurimin e aleatëve politik përfshi familjen në kurriz të konfidencës publike të qeverisë shqiptare dhe institucioneve.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.2%
-
Pak
9.2%
-
Aspak
74.6%
Vota total: 185
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Grupet e para të imigrantëve dëbohen nga Shtetet e Bashkuara me aeroplanë ushtarakë
24 Janar, 22:10
-
Fokusi i Presidentit Trump në Groenlandë për shkak të militarizimit të rajonit nga Rusia
24 Janar, 22:05
-
Të armatosur deri ‘në dhëmbë’, ushtria amerikane zbarkon pranë kufirit me Meksikën (VIDEO)
24 Janar, 21:56
-
Berisha flet me nostalgji për Enver Hoxhën: Në regjimin e tij pasuritë ishin të shtetit, kurse sot të këtyre hajdutëve (vetë i pandehur për aferën 'Partizani')
24 Janar, 21:52
-
Ekskluzive në Esencë/ Gardiani ‘besnik’ i Ramiz Alisë: Çfarë më thoshte në burg për Berishën, Hajdarin dhe Metën
24 Janar, 21:37
-
Vëllai i Elon Musk viziton Italinë, takime me ministra dhe Melonin në kryeministri! Opozita: Palazzo Chigi duket si një zyrë satelitore, tregoni çfarë diskutuat
24 Janar, 21:12
-
A do bashkohen partitë e reja? Kulluri: Jemi të hapur! 3 arsye pse jo me PD-në! Shabani për përplasjen Qori-Lapaj: Luftë egosh
24 Janar, 20:13
-
Ylli Pata: Gënjeshtrat e trasha nga PD, se Donald Trump pezulloi fondet për SPAK
24 Janar, 20:07
-
Tani është zyrtare, Myrto Uzuni bëhet 'i gjelbërt' dhe kalon tek amerikanët e Austin! Granada konfirmon shitjen, ja vlera dhe kontrata e firmosur
24 Janar, 19:46
-
Balla vizitë në Teqen e parë bektashiane shqiptare në Amerikë: Kontribut i madh për shqiptarizmin
24 Janar, 18:54
-
‘Spiun i sigurimit’/ Demalia ‘shpërthen’ ndaj Berishës: Palaço, ti nuk je burrë! Mua më përndoqi regjimi, lirinë time s’e blen dot
24 Janar, 18:29
-
Putin: I gatshëm për dialog, Zelensky të revokojë vendimin për ndalimin e negociatave me Moskën
24 Janar, 16:55
Eh mor plak dreqi. Halli yt eshte se ti vodhe dhe vrave, kta mjeshtrat e PSse vjedhin 100fish e jane me te sofistikum. Shih cben Lali Eri me Maznikun spektakel. Me Amerikanet duhet te dish retoriken pastaj bo car te dush. Vete Amerikanet kshu qeverisin. Socializmi eshte menyra me e mire per me vjedh te gjithe se nuk ka as rregullat strikte te Kapitalizmit, as te Komunizmit as parimet e Republikanizmit. Eshte ligji i me te fortit… por pa vrare askend direkt, thjesht i mbyt avash avash, ja si ajo nena qe vdiq vetem ne te ftohte. Ky eshte Socializmi. Te kishe mesu more malok gjithato vite ne pushtet. Rri tani nongrata nga “djepi i demokracise”.
Përgjigju