Sali Berisha sulmoi diplomatët amerikanë mes të cilëve edhe të Dërguarin Special për Ballkanin, Gabriel Escobar si pjesë të grupit “McGonigal” që u kanë vendosur gjoba biznesmenëve. Për ish të dashurën e agjentit të kundërzbulimit, Berisha thotë se shërbëtorët e kryeministrit e kanë shpallur armike vetëm se zbuloi lidhjen Rama-Mcgonigal.

Edhe Gabriel Escobar, i dërguari special i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor futet në listën e të akuzuarve nga Sali Berisha, si pjesë e grupit “McGonigal” që vinin gjoba biznesmenëve shqiptarë.

“E vërteta është se historia e gjobave nuk është vetëm veprim i McGonigal dhe famëzinjve të tij, Duçka dhe Neza. Historia e gjobave është më e gjerë. Siç denoncoi haptaz dhe me guxim ish-deputeti Myslim Murrizi, pas vitit 2019 flitej për lista me të ‘blacklistuar’ dhe përgojoheshin emra. Gabriel Escobar, Yuri Kim, Lulzim Basha, Edi Rama. Kjo është e vërteta e pamohueshme. Ky realitet jo vetëm që nuk u përgënjeshtruar nga Yuri Kim, por ajo thërriste biznesmenë dhe i kërcënonte në ambasadë me blacklistim nëse mbështesin Sali Berishën. Një lukuni e tërë u lëshua mbi biznesmenët shqiptarë për t’i gjobitur ata në mënyrën më antinjerëzore. Vizat, i përdori në këtë funksion Yuri Kim. Edhe njëherë i bëj thirrje Inspektorit të Përgjithshëm të DASH, të hetojë veprimtarinë e saj dhe të personave që janë marrë me vizat. I bëj thirrje FBI-së të hetojë në çdo detaj dosjen shqiptare.

I bëj thirrje Kongresit të SHBA, të hetojë në mënyrë të veçantë dosjen shqiptare të kësaj afere, implikimet e padiskutueshme, terrenin në funksion të kësaj gjobëvënie të shpifur, të turpshme. Sepse në këtë mënyrë do të mund të merren të gjitha masat, do mund të ndëshkohen të gjithë përgjegjësit. Nëse Agron Neza dhe Dorian Duçka gjobitën një seri biznesmenësh, atë e bënë në emër të FBI-së. Ne do kontribojmë, do përpiqemi. Komisioni hetimor do krijohet do apo nuk do Edi Rama”, tha Berisha.

Por në listën e amerikanëve, Sali Berisha dy herë “Non Grata”, nuk ka vetëm të akuzuar. Duke e vlerësuar si patriote të vendit të vet, ish kryeministri thotë se po sulmohet padrejtësisht ish e dashura e McGonigal, që sipas tij ka zbardhur lidhjet e agjentit të FBI, me kryeministrin Shqiptar.

“Tani shërbëtorë të Ramës në media thonë se shtriga botërore sipas tyre  është një zonjë patriote e vërtetë e vendit të vet. Ia ktheu të gjitha ato që meritonte McGonigal dhe ajo ishte e mërzitur”, tha ai. 

Pasi përfundoi akuzat për armiqtë ndërkombëtar, kreu i PD së Rithemeluar u ndal edhe te armiku brenda Partisë, Enkelejd Alibeaj, që një ditë më parë shprehu bindjen se e drejta për të mbajtur vulën, do i përkasë atij.

“Alibasha është një zëdhënës mjeran i Edi Ramës”

Në konferencën para mediave, Berisha komentoi edhe braktisjen që aleatët tradicionalë të së djathtës po i bëjnë atij në protesta dhe përgatitjet për zgjedhjet e 14 majit, duke deklaruar se ata po përpiqen të provojnë veten dhe forcën e tyre elektorale.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:00
Aleatët e braktisën, Berisha: PDIU është në ‘zonën gri’, nuk e di a do vijë në koalicion me ne apo me Ramën

 

Sali Berisha ka komentuar koalicionin mes LZHK-së dhe Bindjes Demokratike, duke thënë se kanë dashur të provojnë veten në zgjedhje. Sa i përket PDIU, Berisha thotë se ende është nga zonën gri dhe do të shohë se nga do të shkojë, nga PS apo me Berishën.

Nuk besoj se kanë zgjedh një kandidat për Tiranën, por ka një gjë këtu. Pothuajse çdo forcë politike përpiqet të provojë veten në këshilltarë. Do të dijë rekordin e vet elektoral. Ato i dinë sepse kanë garuar të dyja, por tani së bashku mendojnë besoj se mund t’iu rritet. PDIU akoma është në zonën gri, por shoh se nga po shkon. Nuk mund të them se do vijë nga PD apo nga PS”, tha Berisha.

Ora 12:53
Berisha: E dashura e McGonigal është patriote e madhe, ajo u mërzit se Rama fliste 2 orë në telefon me bashkëjetuesin e saj

 

Ish Kryeministri Sali Berisha ka sulmuar mediat, disa gazetarë me emra, që sipas tij mbrojnë Ramën për çështjen McGonigal. Ai tha se të gjithë këta e konsiderojnë si ‘shtrigë’ të dashurën e ish zyrtarit të lartë të FBI por ajo është patriote e vërtetë.

“Tani shërbëtorë të Ramës në media thonë se shtriga botërore sipas tyre  është një zonjë patriote e vërtetë e vendit të vet. Ia ktheu të gjitha ato që meritonte McGonigal dhe ajo ishte e mërzitur. Njeriu më i vështirë për të folur në telefon është Edi Rama. Unë s’kam folur asnjëherë por nuk e lëshon telefonin, të mban dy orë në telefon. Ajo ishte e mërzitur sepse ai fliste gjithë ditën me Kryeministrin dhe ajo mërzitej”, tha Berisha.