Berisha merr në mbrojtje Ahmetajn: S’ka firmosur për asnjë nga inceneratorët, përgjegjës Rama e Veliaj

TIRANË-Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë në mbrojtje Arben Ahmetajn, një ditë pasi ky i fundit në një intervistë televizive mohoi të gjitha akuzat për lidhjet e tij me aferën e inceneratorëve. Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Berisha tha se cilësoi Ahmetajn si mëkatar, por sipas tij kryeministri Edi Rama është përgjegjësi kryesor për aferën e inceneratorëve.

Berisha thotë se Ahmetaj nuk ka firmosur as në Inceneratorin e Tiranës dhe as në atë të Elbasanit, por sipas tij edhe ai është i përfshirë në këtë aferë, sepse ka firmosur për prekjen e fondit rezervë të Këshillit të Ministrave. Berisha u shpreh se Ahmetaj ka pasur dy mundësi, ose të largohej nga posti i zv.kryeministrit ose të firmoste për prekjen e fondit rezervë. Sipas tij, edhe Ahmetaj duhet të mbajë përgjegjësi për firmën që ka dhënë, pasi ai duhet ta kishte denoncuar këtë shkelje. Por Berisha thekson se përgjegjësit kryesorë janë Edi Rama dhe Erion Veliaj, për atë të Tiranës.

“Përgjegjësia kryesore për aferën e inceneratorëve ka vetëm një emër dhe ai është Edi Rama. Personi tjetër, Ahmetaj u tha dje shqiptarëve të njëjtën gjë. Nuk isha unë aq i fuqishëm sa të lëvizja qeverinë. U them ju që është me mëkatar, por këtu ai ka të drejtë. Kam qenë kryeministër dhe qeverinë mund ta lëvizë vetëm kryeministri. Nuk ka njeri që mund të mbledhë 24 orë 9 dokumente nga zyra e qeverisë, siç ka ndodhur. Përveç kryeministrit askush tjetër nuk mund të lëvizë të gjitha zyrat kryesore të administratës për të grumbulluar 9 dokumente në 24 orë”, tha Berisha.

Sipas Berishës, Ahmetaj ka në dispozicion prova që implikojnë Ramën për presionin e jashtëzakonshëm në aferën e inceneratorëve.

“‘Mos bëj gjykatësin’ ai zgjodhi këtë argument në pamje të parë të pafajshëm, por ai disponon fakte përvëluese për presionin e jashtëzakonshëm të Ramës në këtë aferë. Ahmetaj është i implikuar, nuk ka diskutim, ua them unë juve, po njëshi në distancë nga të gjithë të tjerët është Edi Rama. Ka një moment që vetëm Edi Rama mund ta lëvizë: fondin rezervë të Këshillit të Ministrave. E gjithë qeveria të bëhet së bashku, atë nuk e lëviz dot pa firmën e kryeministrit", tha Berisha.

Berisha hodhi akuza kundrejt kryebashkiaku Erion Veliaj se ka shkelur ligjin në Inceneratorin e Tiranës dhe se Ahmetaj nuk ka hedhur asnjë firmë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:38
Berisha: Arben Ahmetaj ia numëroi ku e meritonte Erjon Veliajt, shkeli ligjin për Inceneratorin e Tiranës

 

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se pas kryeministrit Edi rama, përgjegjësi kryesor për Inceneratorin e Tiranës është Erion Veliaj. Berisha tha se Arben Ahmetaj ja numëroi aty ku e meritonte Veliajt, pasi sipas tij Ahmetaj nuk ka firmosur për inceneratorin e Elbasanit, por përgjegjësi është Veliaj që ka shkelur ligjin.

Ka një moment që vetëm Edi Rama mund ta lëvizë: fondin rezervë të Këshillit të Ministrave. E gjithë qeveria të bëhet së bashku, atë nuk e lëviz dot pa firmën e kryeministrit. Këtu është Arben Ahmetaj brenda. Se dje u hoq sikur është dorëjashtë. Se ai ka firmosur për fondin rezervë të Këshillit të Ministrave. Ka zbatuar një urdhër të paligjshëm dhe është përgjegjës. Arben Ahmetaj, në intervistën e tij, ia numëroi ku e meritonte, Erion Velisë. Dhe aty, Arben Ahmetaj ka të drejtë. Sepse ai vetë, thotë që nuk ka firmosur për Elbasanin, Tiranën dhe Fierin. Për Tiranën, e sigurt që nuk ka firmosur. Për Elbasanin, sado që është thënë se Shkëlqim Cani nuk ka firmosur, rezulton se ka firmosur.

Prandaj edhe këtu, ky që e quajnë Tigri i Korrupsionit, nuk ka vënë firmën. Por nuk ka diskutim se Erion Veliaj, pas Edi Ramës, nga ana ligjore, është njeriu me ligj, më kryesorët. Sepse djegësi i Tiranës ishte 128 milionë euro. Erion Veliaj shkeli çdo ligj që ajo të bëhej realitet. Firmosi vendime që i takonin Këshillit Bashkiak, firmosi vendime që i takonin Qarkut, kur qarku nuk ishte mbledhur asnjëherë.

Prandaj e tha ai, ndiqni paratë. E vërteta, Arben Ahmetaj nuk ka firmosur për Tiranën, ka larë duart. Shkruan se ky është një problem i qeverisë vendore. Dhe sipas tij, ka bërë një seri vërejtjesh për këtë. A mund të quhet i pafajshëm ai që sheh krimin, por nuk e denoncon?

SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Rama është koka e korrupsionit’, Basha: Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe një qeveri që lufton seriozisht korrupsionin që e ka bërë vendin të pajetueshëm

‘Rama është koka e korrupsionit’, Basha: Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe një qeveri që lufton seriozisht korrupsionin që e ka bërë vendin të pajetueshëm