Berisha akuzon kandidatët e PS-së në jug: Ai i Delvinës ka kushëri Ardi Veliun, i dënuar për drogë! Tërmeti i Tepelenës e ka vendin në qeli

Berisha akuzon kandidatët e PS-së në jug: Ai i Delvinës ka kushëri Ardi Veliun, i dënuar për drogë! Tërmeti i Tepelenës e ka vendin në qeli

1682161427_WhatsAppImage20230422at1.00.36PM.jpeg

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për turin që zhvilloi në jug me kandidatët e koalicionit të tij me Metën.

Berisha tha se të gjithë kandidatët e Partisë Socialiste të emëruar nga Rama janë të përfshirë në skandale.

“Skandalet e kandidatëve të emëruar nga Edi Rama, aferat e tyre të zeza, nxinin në Tepelenë, Memaliaj, Përmet, Sarandë, Delvinë, Konispol, Derviçan, Libohovë. Misioni i tyre ishte e qartë, plaçkitja e pasurive publike.

Në Sarandë mafia e Durrësit, e cila po humbet Durrësin falë fitores së Igli Carës është vërsulur të pushtojë Sarandën, me të deleguarin personal të famëziut, Alket Hyseni, i cili ka marrë përsipër, të zhvarrosë të vdekurit në Sarandë për të ndërtuar pallate qeveritarët. Zhvarrosja e të vdekurve, mision kryesor i mafiozit të Alket Hysenit, i cili ka përballë Ardit Cikulin, një qytetar shembullor, serioz, të përkushtuar ndaj të cilit nuk rëndon asnjë aferë përkundrazi, virtyti, përkushtimi aftësia, Artid Cikuli kishte fituar zemrën e qytetarëve të Sarandës, të cilët përfaqësuesin e Alket Hysenit nuk e kishin parë kurrë.

Ai shkonte si një hije nate, i tillë ishte përfaqësuesi i Konispolit. Detyrë kryesore të mbronte pronat e grabitura sipas kryetarit të ardhshëm të bashkisë së Konispolit, nga ministra me emra të tjerë.

Në Delvinë, kush ishte në Delvinë thoni ju? Ilir Mehmeti kandidati i fitores, i koalicionit Bashkë Fitojmë. Një qytetar i shkëlqyer, i përkushtuar, që ka dëshmuar talentin në qeverisjen vendore. Karshi tij, njeriu që kishte të vëllamë të dënuar për ngarkesa të mëdha kokaine në Itali. Kushëriri i famëziut Ardi Veliu. Ai vërtet është i dënuar për kokainë, por dosjet e Ardi Veliut janë 10 herë me kriminale. Jugun pra kanë vendosur darën e mafies ta shtrëngojnë më shumë ndaj jush.

Në Tepelenë, Tërmeti, edhe po tja kthesh emrin në gjuhën shqipe do të thotë tmerr. Tërmeti i cili për disa vepra vendin e ka në qeli. Përballë Tërmetit një nga inxhinierët më të shquar i ardhur nga Kanadaja. Në Tepelenë dhe kudo në jug koha ka ndaluar”, u shpreh ndër të tjera Berisha.


Lajmi kryesor:

Emri i Berishës nuk u vendos në fletën e votimit, Meta: Lojë e Edi Ramës nga paniku i humbjes! S’do ketë ndikim tek votuesi


G.MO//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë