Berisha apel KE-së: S'mund të
çelni negociatat, kusht kanabisin

Berisha apel KE-së: S'mund të<br />çelni negociatat, kusht kanabisin
Shtimi i zërave në Bruksel se Shqipëria mund të marrë rekomandimin për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE, duket se nuk është pritur mirë në radhët e demokratëve.

Një deklaratë e papritur dhe me kontekst të qartë kundër integrimit të Shqipërisë vjen nga ish-kryeministri Sali Berisha, i vetëquajtur deri në 2013-ën, si promotor i Shqipërisë Europiane. 

Gjatë një interviste për një televizion pranë opozitës, Berisha bën "kasandrën" dhe paralajmëron se Shqipërisë nuk duhet t'i çelen negociatat.
 
Sipas tij, Shqipëria nuk ka plotësuar kushtet, ndërsa shton se një kusht i ri mund të jetë çështja e kanabisit.

Ky qëndrim i ish-kryeministrit vjen në prang të publikimit të progres-raportit të Komisionit Europian, ku edhe siç dihet kryefjalë e tij pritet të jetë rekomandimi për negociatat.

Gjithashtu, sipas asaj që kanë raportuar mediat tashmë, do të jetë Kancelarja gjermane, Angela Merkel ajo që do t'i komunikojë kryeministrit Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Berlin në 28 Nëntor, vendimin e Brukselit për çeljen e negociatave të anëtarësimit. 
 
Pjesë nga intervista:
 
Përmendët pak më parë dhe KE. Presim në fakt këto ditë që KE të propozojë hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. A duhet të hapen negociatat?
Unë gjykoj se Komisioni Europian nuk mund të hapë negociatat pa u plotësuar kushtet. Ky është mendimi im. A i ka plotësuar Shqipëria kushtet për hapjen e negociatave, këtë le ta lëmë ta thotë Komisioni Europian, mos ta themi ne si opozitë sepse ne kemi versionin tonë. Rama ka bërë një premtim, që do garantojë hapjen e negociatave. Të presim e të shohim sa do ta mbajë.
 
Ju dyshoni që mund të ketë një propozim të tillë nga KE nga informacionet tuaja?
Informacionet e mia janë që do ketë kushte. Dmth, plotësimi i disa kushteve bën të mundur hapjen.
 
Ne kishim 5 kushte ndërkohë..
Mund të bëhen dhe pak më shumë. Mund të shtohet edhe kanabisi.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Blinken në Izrael: Moment vendimtar për armëpushimin

Lufta/ Blinken në Izrael: Moment vendimtar për armëpushimin