ELBASAN - Kryeministri Berisha udhëtoi sot paradite drejt Elbasanit për të zhvilluar një bashkëbisedim me arsimtarët. Takimi u zhvillua në teatrin “Skampa”.
Në fjalën e tij Berisha tha se Qeveria ka përparësi arsimimin e femijëve dhe të rinjve dhe shprehu vlerësimin e punës së mësuesve dhe pedagogëve, dhe premtoi se rritja e rrogave do të vazhdojë, derisa shqiptarët ta votojnë.
“Sa herë të më votojnë shqiptarët unë do rris rrogat e pensionet. Një gjë duhet ta dijë që në rritjen e pagave asnjë qindarkë nukë shtë borxh është e tëra para e taksave. “- tha Berisha
“Do ta vendosim mësuesin në piedestalin që meriton. Reformën e arsimit do ta bazojmë te mësuesit. Rrogat e mësuesve janë rritur më shumë se askund në Evropë. Ne duhet ta vendosim arsimin në dy shtylla kryesore, që janë gjuha shqipe dhe matematika.”- tha Berisha duke shtuar se sot janë 2 mijë shkolla me internet dhe kabinet informatike
Duke sulmuar programin ekonomik, të PS dhe taksën e sheshtë të cilën Rama premton ta vendosë sapo të vijë në pushtet Berisha tha: "Nuk ndërtohet shteti me taksën e Spiro Kolekës.
Taksa progressive është në pikën e dytë të manifestit të Karl Marksit " . Ai shtoi se po spekulohet me termat dhe u përpoq të shpjegonte konkretisht taksën.
“Taksa e sheshtë vërtet është 10 % por po marrim edukatoren e kopshtit me rrogë 200 mijë lekë, paguante një taksë 5 %, gjithsej 10 mijë lekë por mirrte 200 mijë lekë (Flet me të vjetra) . Sot edukatorja merr 480 mijë lekë, paguan 48 mijë lekë të vjetra, dhe i mbeten 430 mijë lekë. Cila është më e mira, e para apo e dyta. Sigurisht e dyta.
Sistemi synon të nxisë investimin dhe të shmangë evazionin. Ekonomistët e Harvardit deklarojnë se taksa e sheshtë i afrohet më shumë taksës ideale”
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com