Berisha: Banda e drogës në Itali
Tahiri drejt arrestit ndërkombëtar

Berisha: Banda e drogës në Itali<br />Tahiri drejt arrestit ndërkombëtar<br>
Ish-kryeministri Sali Berisha në një status në rrjetet sociale ka bërë një deklaratë të fortë ku thotë se ish-ministri i Brendshëm është drejt arrestit ndërkombëtar, pas lajmit të publikuar në mediat italiane se është prangosur për trafik droge, si kapo i një bande kushëriri i tij, Moisi Habilaj. 

Operacioni i policisë italiane u finalizua me arrestimin e 7 personave të cilët kanë trafikuar lëndë narkotike me vlerë 20 milionë euro. 

"Zhvillim klamoroz, kapet banda e Saje qorrit. Vet Saje drejt arrestit nderkombetar! Miq! Arrestohet ne Itali famozi Moisi Habilaj, tezaku qe transportoi 3.5 ton droge me skafin e Saje qorrit ne Itali", shkruan Berisha në Facebook. 

Statusi i plotë:
Zhvillim klamoroz, kapet banda e Saje qorrit. Vet Saje drejt arrestit nderkombetar! Miq! Arrestohet ne Itali famozi Moisi Habilaj, tezaku qe transportoi 3.5 ton droge me skafin e Saje qorrit ne Itali. Po ju rikujtoj ketu se Habilajt, sipas kontrollit te TIMS kane transportuar dorge jashte vendi 27 here me makinen e kushos-bandit minister Saje qorri, dhe ky trafik, i denoncuar nga Zagami, i kushtoi postin ketij te fundit, pasi Saje qorri e shkarkoi ate dhe e dha per ndjekje.

Atij, Konfederata Helvetike i dha azil politik pikerisht diten e vizites se Edi Rames ne Berne. Gjithashu, 3,5 ton droge ne Itali, sipas burimeve te sigurta te vendit mik, eshte transportuar me skafin e Saje qorrit, te cilin ai e bleu dhe e la ne “ruajtje” tek Habilajt dhe pas disa denoncimeve qe kemi bere ne parlament Saje qorri u detyrua te beje nje akt shitje fallco te skafit te tij, po tek Habilajt! Priten zhvillime klamoroze! sb

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë