Berisha: S’heq dorë nga primaret! Rama e ka në xhep palën tjetër të PD! Ambasadorët këtu mashtrojnë vendet e tyre dhe mbulojnë qeverinë shqiptare

TIRANË- Në bashkëbisedimin në rrjetet sociale me qytetarët, Sali Berisha ka theksuar se nuk do të heq dorë nga primaret, e aq më tepër t’i zëvendësoj ato me sondazhe, siç Gazment Bardhi propozoi. Ai tha se primaret do të vijojnë si e vetmja mënyrë për të zgjedhur kandidat për zgjedhjet vendore të 2023, Berisha ka vijuar akuzat duke thënë se grupin e Alibeajt, Rama e ka në xhep, por pavarësisht kësaj vijoi t'i bënte thirrje për bashkëpunim. 

"Unë s’jam kurrë i hapur të heq dorë nga primaret, as dhe të zëvendësoj primaret me sondazhe. Këtë s’e bën askush në botë. S’kam pse unë të vendos një standard të tillë pasi vetëkuptohet, Edi Rama betejën e ka me 11 Dhjetorin, me Partinë Demokratike të rithemeluar, sepse atë tjetrën, ç’është e vërteta, siç provuan kohërat, e kishte në xhep", tha Berisha. 

Në këto primare, janë ftuar që të votojnë edhe simpatizantët e PD-së, pra që nuk janë të anëtarësuar, por që do duhet të regjistrohen në lista, e për këtë Berisha nuk jep siguri për kandidatët. Ai nuk e përjashton mundësinë se mund të ketë individë që mund të dëmtojnë primaret, por pavarësisht kësaj nuk bën hapa pas.

“Në rast se nisemi nga faktorë që vështirësojnë, aplikimi i primareve do të bëhej i pamundur, mendoj se po bëjmë hapin e duhur, duhet të bëjmë gjithçka që simpatizantët tanë të votojmë, do ketë pa diskutim, nuk e përjashtoj të ketë individë që nuk vijnë me të njëjtin qëllim në ato votime, por ato s’mund të prishin procesin”, tha Berisha.

Berisha nuk i ka kursyer as akuzat për ambasadorët, ndonëse nuk përmendi emra.

“Këtu ambasadorët mashtrojnë qeveritë e tyre në mënyrë monstruoze dhe mbulojnë qeverinë shqiptare. Disa ambasadorë, jo të gjithë", tha ai. 

Ne fund, ish kryeministri garanatoi se protesta e 12 nëntorit ora 16:00 do të jetë një demonstrim i fuqisë dhe forcës së qytetarit.

“Nuk është një xhiro, është një demonstrim i fuqishëm i forcës së qytetarëve. është një inaugurim i përballjes me këtë regjim, një refuzim i plotë i monizmit të Edi Ramës", shtoi Berisha. 

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben Tirona: 05/11/2022 18:05

    O Berish robt ku ti kesh o malok muti.

    Përgjigju
  • liku: 05/11/2022 15:21

    Ik o sali rrumpalla se na mbyte me genjeshtra

    Përgjigju
  • Dani: 05/11/2022 14:25

    Po ik mo se je fara e zeze e keti vendi prap do ta djegesh dhe te vrasesh o drejtesi jepi denimin e merituar

    Përgjigju
  • Klejdi: 05/11/2022 14:04

    Ky berisha mos e befte piken e hajrit

    Përgjigju
  • liri: 05/11/2022 13:48

    rama ju ka ne xhep te gjitheve aq te mbaruar sa jeni juve

    Përgjigju
  • Sisi: 05/11/2022 13:28

    Mvje keq per ket plakun matuf

    Përgjigju
    • UKU MOMLIT: 05/11/2022 16:07

      Sisi,mos të vij keq fare për "plakun" se ky plaku ka në xhep EdvinRilindjen.....

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit