Berisha: Bitcoini kontrollohet nga klanet më të larta qeveritare, gllabëron energji nga jugu në veri

 

Sali Berisha i ka cilësuar "ilaç toksik" bordet e ngritura nga qeveria për përcaktimin e çmimeve të shportës dhe karburanteve. Berisha thotë se qytetarët po e marrin bukën 40% më shtrenjtë ndërsa ngre shqetësimin edhe për çmimin e energjisë. 

Në konferencën për mediat nga selia e PD, ish kryeministri thotë se po goditen familjet dhe bizneset e vogla ndërsa përmend "Bitcoin" që sipas tij kontrollohet nga qeveria.

"Për rritjen e çmimit të produkteve të shportës, kjo praktikë është ndjekur në të gjitha kohërat për ata që respektojnë tregun dhe rregullat e tij. Mund t'ju rikujtoj se rritja me 15 fish e cmimit të bukës në vitin 1992 për shkak të liberalizimit të tregut nuk krijoi asnjë problem sepse u kompensua në çdo qindarkë dhe për çdo banor nga qeveria. Ne kemi një praktikë, kaluam nga cmimet e kontrolluara në çmimet e tregut të lirë.

Mallrat e shportës u kompensuan tërësisht dhe ajo që ishte më e dhimbshmja e reformave, terapia e shokut, u kapërcye pa një problematikë sociale të ndjeshme kurse qeveria aktuale po përdor rritjen e çmimeve për spekulim të mëtejshëm për pasurim të klientelës së saj dhe ndarje profitesh në këtë klientelë. Sot qytetarët po marrin bukën deri në 40% nën peshë, pra rreth 40% më shtrenjtë se çmimi i shpallur.

Sot produktet e tjera ushqimore kanë arritur shifra të papërballueshme dhe qeveria ka zgjedhur si ilaç toksik që janë Bordet. Ajo vetë po jep shembull në këtë krizë me rritjen e çmimeve. Tre ditë më parë deklaruan në mënyrën më absurde se për ata që shpenzojnë mbi 700 kWh do të shumëfishojnë çmimin e energjisë.

Kë godasin në këtë mënyrë? Godasin dhjetëra mijëra familje e biznese të vogla.

Bitcoini i kontrolluar nga qeveria gllabëron nga jugu në veri energji në mënyrë gratis dhe të papërmbajtur sepse gjerësisht flitet se kontrollin e Bitcoinit e kanë marrë klanet më të larta qeveritare", tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Zgjedhja e kreut të shtetit, habit Berisha: Rama kërkon të bëhet vetë President kur të jetë në rrezik, ja emri më i përfolur! Të anulohen bordet për çmimet, diktaturë


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë