Berisha bllof me lëndët kimike
gazetari:Eshtë TAP-i se na lemerise

Berisha bllof me lëndët kimike<br />gazetari:Eshtë TAP-i se na lemerise
TIRANE-Sali Berisha, ish-kryeministri i Shqipërisë që merr të mirëqenë gjithçka i dërgohet me sms, ka dalë sërish bllof.

Fjala është për lajmin e dhënë dhe me video, sipas të cilës, po transportohen në Elbasan me autobote lëndë kimike.

Gazetari veteran investigativ Artan Hoxha e nxjerr bllof Berishën, teksa i thotë se janë makinat e TAP-t dhe më konkretisht të nënkontraktorit Bashkim Ulaj. Pikërisht biznesmeni që vetë Berisha e ndihmoi për këtë punë, ndërkohë që ka zyrën dhe në pallatin e Ulajt afër TVSH.

“Doktori banon te pallati Bashkimit(Ulaj), e ka zyren te pallati Bashkimit(Coin), e ka ndihmuar si ish-kryeminister qe kompania “Gener2” te ishte nenkontraktori kryesor i Gazesjellesit TAP ne Shqiperi, por…..nuk e pyet Bashkimin si i transporton TAP te gjitha pajisjet logjistike te saj ne territorin e Shqiperise.

Sa per sqarim: Ky karvan eshte nje nga karvanet e shumte qe qarkullojne cdo 24 ore rrugeve te Shqiperise, me shume naten se diten, pasi trafiku naten eshte me i lire.

Jane karvane qe levizin nga 5-8 kamione te rende qe kryesisht shoqerohen me eskorte te vecante policore, ne fillim dhe ne fund te karvanit qe te mos kene pengesa gjate transportit.

Meqe leviz shume neper Shqiperi i kam pare keto karvane ne Korce, Berat, Fier, pasi aty TAP po kryen punime dhe ka kantieret e vet.

Njerez te pakten per kete rast flini te qete.

Doktor, eshte TAP-i, qe ti punove aq shume ta sillje…”, thotë gazetari Hoxha.

berisha
(Statusi i Artan Hoxhes)

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin

Këngëtarja Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin