Berisha bllokon foltoren dhe e kthen Kuvendin në bashkëbisedim me socialistët e ndjekësit në FB: Rama e Dumani do përballen me ligjin! I përgjigjet për ‘bufin e kënetës’: Zog sqep këpucë!

 

Berisha në Kuvend

Sali Berisha nuk e lëshoi foltoren e Parlamentit edhe pas paralajmërimeve të kryeparlamentares Elisa Spiropali.

Në këto rrethana ai vijoi fjalën e tij, që u kthye në një bashkëbisedim me deputetët në sallë dhe me ndjekësit në Facebook.

Berisha hodhi akuza për të gjithë, duke thënë se Edi Rama çoi Erion Veliajn në burg dhe do u vinte edhe radha atyre.

Berisha akuzoi Ramën për abuzime me buxhetin, për një abuzim me 60 milionë euro, teksa nuk kurseu as ministrin Ulsi Manja për të mbesën e përfshirë në tendera sipas tij.

Fjala e Berishës pati edhe momente jo të zakonta teksa u kthye në bashkëbisedim, pasi kryeparlamentarja Spiropali e la karrigen e saj dhe u largua. Ai bëri ironi edhe se "kishte shkuar për blerjet online".

Në një moment, kur Taulant Balla raplikonte nga vendi i ministrit, deputetët demokratë e kërcënuan se do i shkonin atje dhe që të pushonte, e mos t’i ndërpriste fjalën Berishës.

Ky i fundit tha se Rama ishte shndërruar në një “lubi” bashkë me ministrat dhe deputetët, duke vjedhur gjithçka, por se bashkë me kreun e SPAK, Altin Dumani, "s'do i shpëtojnë ndëshkimit nga ligji".

Një pjesë e fjalës së Berishës në Parlament:

“Sa projekte keni vjedhur nga USAID dhe të tjerat. Mos u bëni parzmore për Ramën. Kërcënoni se do shkrini policët e një Komisariati se janë si boerët! Lubia është zhdukur. E futi Veliajn dhe iku... Njeriun e parë që telefonoi Veliaj ishte Rama. U zhduk, ka dy ditë Mazniku, nuk duket më.

Ai që ndenji dy ditë nëpër studio, pse s’ia hapi telefonin Veliajt, kur i vajtën me hekura në zyrë, sepse ia kisht e dërguar vetë (i drejtohet Ramës) Ku e keni Xhafajn, ku është ai? Se ka filluar doktrinën e shkatërrimit të SPAK. Jeni të pashpresë.

Ta dysh ti Ulsi se bashkë me Ymer Lalën dhe Altin Dumanin apo Altin Lalën, të tre ju do përballeni me ligjin, me drejtësinë.

Ermonela më thuaj se si mund ta merrte tenderin mbesa e Ulziut. Një firmë me 7 mln euro, morën djegësin e Tiranës. Këta janë të çmendur pas plehrave, në garë për të vjedhur sa më shumë.

Edhe blerjet online, jo, janë paratë e taksapaguesve amerikanë ato. Edi Rama të japë llogari për paratë e grabitura nga taksapaguesit amerikanë. Jo tani, po prej vitesh e vitesh, kjo është e vërteta. Kërkoni ju të shpëtoni? Jo.

-(Balla ndërhyn nga podiumi: O i shkretë, boll se u lodhe, u lodhën ata!)

-Ndërhyrje nga salla: O Taulant, je i shkretë vetë, nuk lodhemi ne.

Ta dini ju se Edi Rama, siç ia këputi atij tjetrit, për ty e ka më të lehtë (i drejtohet Ballës).

Mbeti duke publikuar video me video shpendësh e kafshësh, unë s’i kam parë. Një qytetar më dërgoi një mesazh dhe fotografi, qytetar dixhital. Doktor thuaji socialistëve për një shpend sqep këpucë, se atëherë do e kuptojnë se çfarë bën Edi Rama me ta. Unë nuk e di çfarë është ai, ju shikojeni verifikojeni në internet çfarë bën ky sqep këpucë.

-(Një nga deputetët (duket si zëri i Nokës) i drejtohet Ballës: Mbylle se të erdha aty. Mbylle, të erdha të të zvarris!)

Rritja e pagave, pensioneve e taksave. Nuk u hapet barku këtyre për qytetarët.

Mos u shpërndani, çdo seancë do themi të vërtetat këtu. Do i themi të gjitha. E morët vesh se çfarë i bëri presidenti Donald Trump censurës në Amerikë. E morët vesh ju të gjitha këto. Por ne transparencë do bëjmë, do e bëjmë pas 11 Majit. Janë 64 milionë euro anembanë të vjedhura.

I kërkojmë llogari për vjedhjen e parave të taksapaguesve amerikanë.

-(Berisha kërkon Elisa Spiropalin pasi mbaron fjalën e tij, teksa mban në dorë një poster me mesazh të dekriptuar. Vijon bashkëbisedimin në Kuvend pasi Spiropali nuk ndodhet në podium.

Nuk kthehet, ka ikur për dokumentet e blerjeve online (‘po ble online’, dëgjohet zëri i një prej deputeteve opozitare).

Ai që përgëzonte prokurorin pse arrestoi liderin e opozitës, ai që është i lidhur me McGonigalin. Nuk merrem me gjëra personale. E dini ju. Një ditë para gjyqit u tha shqiptarëve se është lider i jashtëzakonshëm. Do i themi të gjitha se çfarë është bërë me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Këtu po e mbyll...! (Spiropali ende nuk ndodhet në vendin e saj, Berisha liron foltoren pas fjalimit)".


Lajmi kryesor:

Kuvend/ PS e PD dakordësi, miratohen me 108 vota pro ndryshimet në Kodin Zgjedhor, futen në fuqi menjëherë! 1.5 mln euro fond partive për 11 majin (FOTOT)


A.Q/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Harry Redknapp sulmon Tuchel: Spiun gjerman, u dërgua këtu për të na shkatërruar

Harry Redknapp sulmon Tuchel: Spiun gjerman, u dërgua këtu për të na shkatërruar