Xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika ka përfunduar takimin me prokurorin e çështjes së 21 janarit në SPAK Alfred Shehu. Për mediat Mark Nika nuk dha detaje, por shprehu besimin e plotë të SPAK për zbardhjen e ngjarjes dhe dënimin e fajtorëve.
Nika tha se përgjegjësi kryesor është kryeministri i kohës Sali Berisha, duke përmendur dhe ministrin e Brendshëm Lulzim Basha. Ndër të tjera ai tha se vënia në vend e drejtësisë, nuk është përgjegjësi e Edi Ramës dhe mazhorancës.
“Drejtsinë e kemi kërkuar nga drejtësia e re nga SPAK. Nuk është përgjegjësia e mazhorancës, nuk kemi as komunikim për këtë punë. Nuk kam kërkuar kurrë nga Rama për drejtësi, drejtësinë e dua nga SPAK. Këtë kërkova dhe unë pse po vonohet. Prokurori i çështjes më tha që janë veprime që duhet të ristaurohet dosja e vjetër. Hollësira nuk më dha prokurori, ai do të zbatojë procedurat kaq mund të më thoshte ai mua.
Në kuptimin e ekzekutimit të tij ai që e ka ekzekutuar. Në planin politik dihet është Partia Demokratike, Berisha. Ai ka qenë kryeministër, ministër i brendshëm ka qenë Lulzim Basha. Po të jenë trima le të thonë e kemi bërë ne. Ata e fshehin, pse e fshehin kur nuk ke faj? Pse ik Pse fshihesh. pse bën manipulimin e provave? Ndërsa prokurori i çështjes po heton m me kompetencë procedurat. Kanë frikë edhe dëshmitarët. Kanë presion nga ata që e kanë bërë krimin”, tha ai.
Lajmi kryesor:
Masakra e 21 janarit, xhaxhai i Aleks Nikës për Report Tv: Organizata kriminale e Berishës urdhëroi vrasjet dhe masakroi provat, s’ka drejtësi pa ndëshkimin e fajtorëve (VIDEO)












