Berisha: Bollino është anëtar i organizatës kriminale të SPAK! Bollino i përgjigjet: E vlerësoj, por jam thjesht një gazetar i fakteve!

Berisha: Bollino është anëtar i organizatës kriminale të SPAK!  Bollino i përgjigjet: E vlerësoj, por jam thjesht një gazetar i fakteve!

Tashmë i dëshpëruar për saktësinë dhe sasinë e informacionit që Report TV dhe Shqiptarja.com kanë publikuar prej vitesh mbi skandalin e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, Sali Berisha ka arritur deri aty sa ka vënë gazetarin Carlo Bollino (i cili menaxhon dy mediat) në të njëjtin nivel me SPAK-un që po e ka vene nën akuza për korrupsion bashkë me dhëndrin e tij Jamarber Malltezi. Berisha natyrshëm e bëri në mënyrën e tij, duke deklaruar sot se nuk do t'i përgjigjej asnjë pyetjeje për sqarim të drejtuar nga Carlo Bollino për dosjen ''sepse do të ketë të njëjtin trajtim sikur të ishte anetar i organizatës  kriminale te SKAP-it të partisë”. Pak më parë ai kishte aluduar se Carlo Bollino së bashku me disa gazetarë të tjerë, emrat e të cilëve nuk ua përmendi, janë “peng” i SPAK-ut. Akuzë e cila si zakonisht nuk është shoqeruar me asnjë provë.

“Si gazetar nuk mund të mos e vlerësoj këtë gjykim dhe të jem krenar që krahasohem për nga kapaciteti investigativ me një strukturë si SPAK, e cila konsiderohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian si një model drejtësie që përfundimisht është e pavarur dhe të aftë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri”, komentoi Carlo Bollino i pyetur nga Shqiptarja.com. ''Më modestisht mund të saktësoj se një gazetar i ndershëm, siç e dëshmojnë profesioni im 42 vjeçar, nuk i ka mjetet e fuqishme investigative që ka SPAK dhe për këtë arsye puna e ime kufizohet në kërkimin e dokumenteve dhe leximin objektiv të tyre. Nëse Sali Berishës nuk i pëlqejnë këto dokumente, kjo është çështje tjetër. Padyshim që një dokument edhe mund të interpretohet gabimisht, prandaj si gazetar, pres vendimin e gjykatës''.

“Për sa i përket akuzave që më drejton vazhdimisht Berisha, familja e tij dhe një pjesë e partisë së tij – përfundon Carlo Bollino – ato tregojnë standardin e dyfishtë që kanë përdorur gjithmonë: ndërsa për akuzat e bëra nga SPAK familja Berisha kërkon më shumë dhe më shumë prova dhe dokumente, ai nuk e ndjen të nevojshme të tregojë asnjë provë për akuzat e bëra ndaj meje. Dmth, me të drejtë kërkojnë një proces të drejtë për veten, ndërsa me mua bëjnë një proces popullor të tipit enverist ku nuk pranoheshin arsyet e të akuzuarit as zëri i avokatit mbrojtës dhe "provat" ishin të gjitha false. Kjo është arsyeja pse unë bëra një kallzim penal me avokatin tim, duke menduar se sistemi i drejtësisë civile nuk është aq i shpejtë për t'i dhënë përgjigje të përshtatshme fushatës së shpifjeve rë pandërprera nga ana e tyre kundër meje për të më trembur e për të më mbyllur gojën''.

xy/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të vendosë vota e diasporës fatin e zgjedhjeve 2025?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gjuhë të ashpër ndaj gazetarëve, Poli Hoxha në 'Studio Live': Kërcënoi hapur duke na quajtur pengje! SPAK po merr peng këdo që ka bërë krim

Berisha me gjuhë të ashpër ndaj gazetarëve, Poli Hoxha në 'Studio Live': Kërcënoi hapur duke na quajtur pengje! SPAK po merr peng këdo që ka bërë krim