Berisha çlirohet nga gënjeshtra e madhe pas përjashtimit nga PD, ndryshon qëndrim për zgjedhjet 25 prillit: Nuk janë manipuluar, i humbi Basha 

Berisha çlirohet nga gënjeshtra e madhe pas përjashtimit nga PD, ndryshon qëndrim për zgjedhjet 25 prillit: Nuk janë manipuluar, i humbi Basha 

Sali Berisha

Sali Berisha ka nisur të çlirohet nga një prej gënjeshtrave të tij më të mëdha pas vendimit të Lulzim Bashës për ta përjashtuar nga Partia Demokratike nën presionin amerikan, një nga aktet më të vështira në karrierën e tij politike. Disa minuta pasi Lulzim Basha njoftoi ndarjen nga Berisha, ky i fundit ndryshoi qëndrim për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021. Nëse deri para përjashtimit i kishte shpallur zgjedhjet si të manipuluara dhe të deformuara nga përdorimi sipas tij i bandave, parave të pista, nga abuzimi me pushtetin etj., pas përjashtimit Sali Berisha tha se zgjedhjet në të vërtetë ishin humbur nga Partia Demokratike me në krye Lulzim Bashën.

Jo vetëm kaq. Por, Sali Berisha tërhoqi lumin e akuzave të lëshuara për zgjedhjet lokale të 2015, zgjedhjet parlamentare të 2017 si dhe zgjedhjet lokale të 2019, që të gjitha beteja elektorale të humbura nga Partia Demokratike. Berisha përdori shprehjen ‘nga disfata në disfatë’, duke tërhequr kështu tezën e tij të manipulimit të zgjedhjeve.

PD në 8 vite ka kaluar nga disfata në disfatë. Mijëra demokratë janë lënduar sonte si asnjëherë më parë. Janë lënduar edhe të gjithë ata shqiptarë që besojnë se forcat opozitare duhet të qëndrojnë sovrane. Do të bëj gjithçka për rikthimin e sovranitetit të PD, për të kthyer ato parime që shkelmoi në mënyrë të pa imagjinueshme Basha dhe pa të cilat forca politike është një fasadë-opozitë”, tha Berisha.

Mesazhi i Berishës për demokratë ishte i qartë: Teza e manipulimit të zgjedhjeve e fryrë deri më sot ka qenë një gënjeshtër e koordinuar mes tij dhe Bashës për ruajtur pozitat në krye të partisë. Zgjedhjet në të vërtetë janë humbur nga PD-ja për shkak të paaftësisë së lidershipit.

Në mbështetje të qëndrimit të ri se zgjedhjet në të vërtetë ishin humbur nga Basha dhe PD-ja, Berisha tha se “Lulzim Basha do të jepte 5 herë dorëheqjen para se të shkelmonte”. Po pse 5 herë? Sepse pesë janë humbjet më dramatike të Partisë Demokratike nga viti 2013, kur Sali Berisha dha dorëheqjen, deri në vitin 2021.

Po çfarë thoshte Berisha për zgjedhjet e 25 prillit, kur nuk ishte përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së dhe partia?! Tre ditë pas zgjedhjeve, kur humbja e PD-së ishte i qartë, Sali Berisha i shpalli zgjedhjet si ekzekutim i votës së lirë së shqiptarëve. “25 prilli, ditë e zezë në historinë e demokracisë në Shqipëri! Zgjedhjet jo demokratike! Mandat mbi drogën, krimin, blerjen dhe abuzimin me pushtetin! Vota e lirë e shqiptarëve u ekzekutua para se të hidhej në kuti!”.

Pas përjashtimit, Berisha tha se Basha duhet të bojkotonte zgjedhjet e fundit parlamentare, pasi dolën të dhënat e qytetarëve. "Skema ime ishte e drejtë, dhe doli që ishte 100% e vërtetë, në 30 vite nuk kam bojkotuar zgjedhje të përgjithshme, por nëse do më kishte shkuar në mendje do i bojkotoja këto të 2021 pasi dolën të të dhënat personale të njerëzve”.

Në 28 maj 2021, tre ditë pas humbjes, kur nuk ishte shpallur non grata nga SHBA dhe sigurisht që nuk i shkonte në mendje se do të përjashtohej një ditë nga Basha, Berisha tha se PD-ja kishte vepruar drejt që kishte marrë pjesë në zgjedhje.

“Në këto rrethana, me të drejtë shtrohet pyetja: A duhej opozita të ndiqte këtë farsë elektorale? Përgjigja ime është e prerë Po. Kjo sepse ajo duhet t’i përmbahet e palëkundur parimit të saj themelor të ardhjes në pushtet me votën e qytetarëve dhe së dyti, duke mos marrë pjesë në zgjedhje ajo humbiste të drejtën për të qenë avokate e besueshme e votës së lirë tek shqiptarët, miqtë dhe partneret tanë ndërkombëtar. Kështu që pavarësisht nga të gjitha mendoj se ajo veproi drejtë që mori pjesë në këto zgjedhje”.

Pas përjashtimit nga PD-ja, Sali Berisha e sheh pjesëmarrjen e PD-së në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit si një komplot të Lulzim Bashës në bashkëpunim me Edi Ramën dhe Soros.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 10/09/2021 10:51

    Loja e piset per zgjedhjet per masajren ekektorale kishte rregjizor doktir mortjen si per 30 vjet pluralizem

    Përgjigju
  • karadakliu: 10/09/2021 07:28

    Dallendyshe ,ktheja ndryshe.Genjeshtra e Salihut eshte mjeti i vetem qe e rriti, e mbajti ne skene dhe e mbyti e hoqi nga skena Salon.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë