Berisha denoncon dhunën ndaj
kreut të PS në Krutje Pjerin Vogli

Berisha denoncon dhunën ndaj<br />kreut të PS në Krutje Pjerin Vogli
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar një rast dhune të ushtruar ndaj kreut të PS-së së Krutjes, njëkohësisht dhe drejtori i shendetit publik të Lushnjes, Pjerin Vogli.  

Në një status në faqen e tij në  “Facebook”  Berisha shkruan se mëngjesin e sotëm anetarë të bandës Hakmarrja për Drejtësi kanë marë me forcë në zyrën e Kryetarit të Bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe dhe kanë goditur dhe dëmtuar rëndë drejtorin e shëndetit publik të rrethit të Lushnjes dhe Kryetarin e PS-së për Krutjen Pjerin Vogli si dhe kryetarin e komunes Allkaj, Erges Gjordeni.

Berisha shkruan se shkak i kësaj ngjarje është denoncimi që ka bërë Vogli në lidhje me  tenderat që sipas Berishës,  Fatos Tushe ka dhënë për anetarët e bandës Hakmarrja për Drejtesi jashtë të gjitha kritereve.
 
Status i plotë i ish-Kryeministrit Sali Berisha
Rrihet egersisht me urdher te Fatos Tushes, nga banda Hakmarrja per Drejtesi, kryetari i PS-së  së Krutjes dhe drejtori i shendetit publik te Lushnjes, Pjerin Vogli.
Te dashur miq, sot ne mengjes anetare te bandes Hakmarrja per Drejtesi kane marre me force ne zyren e kryetarit te bashkise ne largim te Lushnjes, Fatos Tushe dhe kane goditur dhe demtuar rende drejtorin e shendetit publik te rrethit te Lushnjes dhe Kryetarin e PS per Krutjen z. Pjerin Vogli si dhe kryetarin e komunes Allkaj (i PS ) z. Erges Gjordeni.
Shkaku i dajakut te Partise mendohet se eshte denoncimi qe Pjerini u ka bere tek Rama, tenderave qe Fatos Tushe, jashte te gjitha kritereve ju ka dhene anetarve te bandes Hakmarrja per Drejtesi. Burime te tjera thone se shkaku eshte nje pershendetje dhe shtrengim dore e rastit e Voglit me kandidatin e opozites. Ngjarja ka shkatuar revolten e thelle te socialistve te Krutjes por dhe te punonjesve te shendetsesise qe kane respekt per drejtorin e tyre.
Mesohet se anetar te bandes, qe keqtrajtuan shtazerisht Voglin, dhe kryetari ne largim i bashkise Fatos Tushe, eshte paditur ne prokurorine e Lushnjes. Per te qetesuar gjakrat, sot paradite ne shtepine e Voglit shkoi vet Gramoz Ruci, i cili iu lut drejtorit te kujdesit shendetesor te Lushnjes dhe kryetarit te PS te Krutjes, por pa sukses, te mbyllte padine ndaj anetarve te bandes dhe Tushes! Kesaj i thone te rrahin naten dhe te qajne diten!

berisha
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS