TIRANË - Kjo shkrese, e cila mban datën 8 / 4 / 2012 i është dërguar për dijeni edhe kryeministrit te asaj kohe Sali Berishës, ministrit Ridvan Bode, si dhe drejtorit te mbikëqyrjes se lojërave te fatit.
Përmbajtja e saj e ve theksin tek abuzimet qe një sere kompanish te lojërave te fatit po kryenin duke ushtruar aktivitetin, pa qene te licencuara, ndërsa makineritë e tyre ishin te pacertifikuara duke i shkaktuar shtetit miliona leke dem.
Kjo shkrese është dërguar nga ish-drejtori i certifikimit te lojërave te fatit, Viron Bezhani, dhe tregon për amullinë ne te cilën funksionon tregu i bixhozit ne Shqipëri, por dhe heshtjen e autoriteteve shtetërore ndaj këtij fenomeni.
Ne vitin 2012 kompanitë e këtij tregu kane paguar rreth 4 miliard leke taksa dhe tatime, por ekspertet qe e njohin mire këtë fushe thonë se informaliteti është minimalisht dy here me i larte, raporton “Vizion Plus”. Kjo shpjegon edhe faktin se pse njësitë qe ofrojnë lojëra fati gjendjen ne çdo cep te qytetit.
Për ekspertet, ne luftën ndaj këtij fenomeni kane dështuar një sere institucionesh; se pari drejtoria e mbikëqyrjes se lojërave te fatit, administrata tatimore, pushteti lokal, Drejtoria e Pastrimit te parave, si dhe Policia e Shtetit. Ndaj qe aksioni i policise te ketë rezultat, duhet qe te gjitha këto hallka shtetërore te zbatojnë ligjin.
Çdo biznes duhet te paguaje ne shtet 100 mije leke te reja ne muaj si takse për një makineri te tille, por ekspertet thonë se janë me mijëra makineritë qe i shmangen këtij detyrimi.

(Në foto: Shkresa dërguar në dijeni të ish-kryeministrit Sali Berisha, ministrit të Financave, Ridvan Bode, si dhe drejtorit të mbikëqyrjes së lojërave të fatit).
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com