Berisha dhe Dokle, 8 mandate
deputetësh në politikë

Berisha dhe Dokle, 8 mandate<br />deputetësh në politikë
TIRANE - Në një studim të bërë nga politologu Afrim Krasniqi lidhur me politikanwt që kanë marrë më shumë mandate deputetwsh rezultojnë se më jetëgjatët në Parlament janë deputeti i PS, Namik Dokle dhe kreu i PD, Sali Berisha, konkretisht të dy të zgjedhur si deputet që nga zgjedhjet e vitit 1991 duke përfshirë dhe ato të parakohshmet në `96.

Secili ka marrë nga 7 mandate deputetësh, por që të dy duke llogaritur që do të jenë fitues edhe në zgjedhjet e 23 qershorit, do të kenë mbi kurriz plotë 8 mandate ose 25 vite karrierë në poltikën shqiptare. Berisha si deputet vetëm i PD, ndërsa Dokle deputet i ardhur nga Partia e Punës.

3 të tjerë nga më jetëgjatët që kanë nga 7 mandate, duke llogaritur edhe mnadatin e sigurt në zgjedhjet e 23 qershorit janë Gramoz Ruçi, Kastriot Islami, të cilët në zgjedhjet e parakohshme nuk kanë fituar si dhe Ilir Meta i zgjedhur deputet që nga 1192.

Ruçi i ardhur te PS pas PPSH ashtu si dhe Islami, i cili në 23 qershor, nga largimi i PS, ka mandat të sigurt me PD. Meta, i cili llogaritet që të fitojë mandatin e 7 si deputet ka lëvizur nga PS te LSI, parti, të cilën e drejton që nga 6 shtatori i vitit 2008.

Një tjetër socialiste që ka mbajt mbi kurriz 5 mandate është Ermelinda Meksi, e zgjedhur deputete në 1192 dhe ka ndërprerë mandatin e 5-tw pas propozimit nga PS në tetor të 2011 si anëtare në Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Lista e më jetgjatëve deri më tani vijon me deputetët e Partisë Demokratike Tritan Shehu, Arben Imami, Jemin Gjana. Shehu nga PD, te PDR e sërish te PD i zgjedhur deputet që nga `91, por që nuk do të jetë në 23 qershor.

Imami me një karrierë poltikie që nga `91, duke kaluar nga PD te PAD e sërish te PD e ka të sigurt mandatin e 6 si deputet në 23 qershor, ndërsa demokrati Gjana që prej `92 mbart veç 6 mandate, pasi në 23 qershor nuk do të jetë më deputet.

Në radhët e demokratëve e vetmja femër llogaritet Jozefina Topalli, e cila që nga viti 1996 e deri më 23 qershor ka mbi kurriz 6 mandate deputeteje. Duke vijuar me mandatet e deputetëve socialist, llogariten që  politikanwt që kanë një karrierë të gjatë politike janë edhe Pandeli Majko, Musa Ulqini dhe Erjon Braçe.

Majko është zgjedhur deputet që nga `92, në 96 nuk ka fituar dhe pritet që të ketë mandatin e 6 në 23 qershor. Ulqini është zgjedhur deputet në 92, në 2009 nuk ka qenë dhe ka mandatin e sigurt në 23 qershor, kurse Erjon Braçe i zgjedhur deputet në `96 do të jetë sërish i sigurt edhe në 23 qershor.

Nga partitë e tjera, përveç të mëdhave, jetëgjatë në poltik që nga `96 ka qenë dhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule.

Mandatet e fituara nga deputetët nga vitet 1991 deri në vitin 2013
(Në foto mandatet e fituara nga deputetët nga vitet 1991 deri në vitin 2013)

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 08.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

‘Bonnie dhe Clyde’ shqiptarë në Angli/ 23-vjeçari dhe e dashura e tij drejtonin grupin e drogës në Londër, dënohen me burg (EMRAT+FOTO)

‘Bonnie dhe Clyde’ shqiptarë në Angli/ 23-vjeçari dhe e dashura e tij drejtonin grupin e drogës në Londër, dënohen me burg (EMRAT+FOTO)