Berisha dhe Meta zyrtarizuan koalicionin, reagon Evi Kokalari: Fundi i Rithemelimit, më vjen shumë keq që isha pjesë e kësaj lëvizje
Sali Berisha dhe Evi Kokalari

Evi Kokalari e ka quajtur fund të ‘Rithemelimit’ koalicionin e zyrtarizuar mes Metës dhe Berishës ‘Bashkë-Fitojmë’ që dorëzoi mbrëmjen e sotme aplikimin për regjistrim zyrtar në zgjedhjet e 14 majit nën siglën dhe logon përkatëse.
Nëpërmjet një reagimi në facebook, Kokalari u shpreh e keqardhur që ka qenë pjesë e lëvizjes së Rithemelimit, duke u shprehur se egoja personale ka marrë peng çdo gjë të mirë që ka mbetur në Shqipëri, duke iu referuar qëllimeve të Metës dhe Berishës.
“Koalicioni i sotëm është pa diskutim fundi i “rithemelimit” dhe e shpresën për ndryshime në Shqipëri. Më vjen shumë keq që isha pjesë e kësaj lëvizje. Egot personale kanë marrë peng çdo gjë të mirë që ka ngelur në atë vend”-shkruan Kokalari.
Mbrëmjen e sotme, sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari ka dorëzuar në KQZ kërkesën për regjistrimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” që kryesohet nga Partia e Lirisë. E dyta në renditjen e partive përbërëse të koalicionit, është edhe Partia Demokratike e Berishës, gjë që pritet të sjellë edhe kthimin e kërkesës për këtë koalicion pasi KQZ nuk e ka pranuar regjistrimin e PD-së së kryesuar nga ish kryeministri, me argument se Basha është ende kryetari ligjor i partisë. Pjesë e koalicionit janë edhe Partia Republikane dhe Partia e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut.
Ndërkohë, vetë Kokalari në muajin shkurt zyrtarizoi partinë e saj ‘Konservatorët’, pas zhgënjimit që pësoi nga Sali Berisha dhe distancimi nga Partia Demokratike.
Lajmi kryesor:
Kërkesa për regjistrimin e koalicionit Meta-Berisha, Alibeaj: Shkelje e rëndë, është përdorur sigla dhe emri i PD-së në kufijtë veprës penale
B.V/B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sipas jush, a duhet që KFOR të marrë në kontroll veriun e Kosovës?
-
Po
57.7%
-
Jo
37%
-
Nuk e di
5.3%
Vota total: 700
Lajme të tjera
-
Zbardhet rezoluta e propozuar nga Gazment Bardhi për Kosovën: Kuvendi i Shqipërisë të harmonizojë qëndrimin me Prishtinën
29 Shtator, 18:56
-
Basha rrudh PD-në, Korreshi: Punë e madhe po më hoqi! Në 14 maj hante byrekë në Holandë pse shpenzon lekët e fushatës? S’i doli njeri në Kukës se do fëlliqej
29 Shtator, 17:06
-
Humbja në Kukës, Berisha refuzon të bëjë veten përgjegjës: U blenë, kanë dhënë lekë me thasë për një javë resht! 11 përjashtimet e Bashës? Vetë e ka fajin
29 Shtator, 12:44
-
Basha takime me qytetarët në Lezhë: Të pastrohet politika përmes vettignut
29 Shtator, 12:18
-
'TIMS' dhe PPP me sterilizimin, Konferenca e kryetarëve ja kalon vendimin Kuvendit për 2 kërkesat e opozitës për Komision Hetimor! Bardhi: Antikushtetues
29 Shtator, 11:27
-
PD: Krimi nuk luftohet duke ndryshuar ministrin e Brendshëm
28 Shtator, 17:53
-
Doni më për ‘Revolucionin’?
28 Shtator, 14:13
-
‘Lufta’ për grupin parlamentar, Basha largon 11 deputetë, mbështetës të Berishës! Shkresa i shkon Kuvendit (EMRAT)
28 Shtator, 12:45
-
Mero Baze: Pse fenomeni 'McGonigal', tani është më i rrezikshëm për Berishën
27 Shtator, 19:08
-
Kërkesat e opozitës për Komision Hetimor për TIMS dhe koncesionet në shëndetësi, ja kur mblidhet Konferenca e Kryetarëve
27 Shtator, 18:53
-
Ylli Pata: Refuzimi drastik ndaj Berishës: Ulërima e opozitës shqiptare!
27 Shtator, 18:23
-
Zaloshnja: Firoja dramatike e votave për 'Bashkë Humbasim'
27 Shtator, 17:38