Kërkesa për regjistrimin e koalicionit Meta-Berisha, Alibeaj: Shkelje e rëndë, është përdorur sigla dhe emri i PD-së në kufijtë veprës penale

Kërkesa për regjistrimin e koalicionit Meta-Berisha, Alibeaj: Shkelje e rëndë, është përdorur sigla dhe emri i PD-së në kufijtë veprës penale

Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Kërkesën për regjistim në KQZ të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, të Ilir Metës dhe Sali Berisha, kryetari i komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, e ka cilësuar si shkelje të rëndë ligjore, pasi është përdorur sigla dhe emri i PD-së.

Sipas Alibeajt, ky përdorim, i shkruar në një dokument zyrtar që ndodhet aktualisht në KQZ është në kufijtë e veprës penale. Alibeaj i bën thirrje kreut të KQZ-së Ilirjan Celibashit që të marrë masa urgjente për të shmangur regjistrimin e një koalicioni që përdor në mënyrë të paligjshme logon dhe simbolet e PD.

Kryetari i komanduar i PD-së nënvizon se PD është në pritje të vendimit të KAS dhe çdo përdorim juridik në KQZ apo në institucione të tjera i emrit, siglës apo logos së saj është shkelje e Kodit Zgjedhor dhe mashtrim për zgjedhësit.

‘Depozitimi në KQZ për regjistrimin e koalicionit “Bashkë fitojmë” përmban një shkelje të rëndë lidhur me përdorimin e siglës dhe emrit të PD. Ky përdorim, i shkruar në një dokument zyrtar që ndodhet aktualisht në KQZ, është në kufijtë e një vepre penale. PDSH nuk është regjistruar ende në KQZ, kjo falë tifozërisë politike të drejtuesit të saj. Në cilësinë si kryekomisioner, Celibashi duhet të marrë masa urgjente për të shmangur regjistrimin e një koalicioni që përdor në mënyrë të paligjshme logon dhe simbolet e PD. Partia Demokratike mbetet në pritje të vendimit të nesërm të KAS. Çdo përdorim juridik në KQZ apo në institucione të tjera i emrit, siglës apo logos së saj është shkelje e Kodit Zgjedhor dhe mashtrim për zgjedhësit.’- shkruan Alibeaj.

‘Bashkë Fitojmë’ do të quhet koalicioni i Sali Berishës me Ilir Metën, Vangjel Dulen e Nard Ndokën. Por, Sali Berisha ka sfiduar edhe vendimin e Ilirjan Celibashit për të mos e njohur si kryetar të PD, duke përfshirë në koalicion edhe logon e Partisë Demokratike. Kështu me këtë marrëveshje të arritur, ky koalicion do të futet në garën e 14 majit për kryetarë Bashkie me kandidatët e dalë nga ‘Primaret’ e ndërsa ka një dakordësi mes palëve edhe për të dalë edhe me lista të përbashkëta për anëtarë të këshillave bashkiakë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:06
Berisha dhe Meta zyrtarizuan koalicionin, reagon Evi Kokalari: Fundi i Rithemelimit, më vjen shumë keq që isha pjesë e kësaj lëvizje

1678914614_sss.JPG

Evi Kokalari e ka quajtur fund të ‘Rithemelimit’ koalicionin e zyrtarizuar mes Metës dhe Berishës ‘Bashkë-Fitojmë’ që dorëzoi mbrëmjen e sotme aplikimin për regjistrim zyrtar në zgjedhjet e 14 majit nën siglën dhe logon përkatëse.

Nëpërmjet një reagimi në facebook, Kokalari u shpreh e keqardhur që ka qenë pjesë e lëvizjes së Rithemelimit, duke u shprehur se egoja personale ka marrë peng çdo gjë të mirë që ka mbetur në Shqipëri, duke iu referuar qëllimeve të Metës dhe Berishës.

“Koalicioni i sotëm është pa diskutim fundi i “rithemelimit” dhe e shpresën për ndryshime në Shqipëri.  Më vjen shumë keq që isha pjesë e kësaj lëvizje.  Egot personale kanë marrë peng çdo gjë të mirë që ka ngelur në atë vend”-shkruan Kokalari.

Mbrëmjen e sotme, sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari ka dorëzuar në KQZ kërkesën për regjistrimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” që kryesohet nga Partia e Lirisë. E dyta në renditjen e partive përbërëse të koalicionit, është edhe Partia Demokratike e Berishës, gjë që pritet të sjellë edhe kthimin e kërkesës për këtë koalicion pasi KQZ nuk e ka pranuar regjistrimin e PD-së së kryesuar nga ish kryeministri, me argument se Basha është ende kryetari ligjor i partisë. Pjesë e koalicionit janë edhe Partia Republikane dhe Partia e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut. 

Ndërkohë, vetë Kokalari në muajin shkurt zyrtarizoi partinë e saj ‘Konservatorët’, pas zhgënjimit që pësoi nga Sali Berisha dhe distancimi nga Partia Demokratike.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • asolingo: 16/03/2023 09:23

    Nuk e di cili ishte roli i saj por e kishte kuptuar qysh ne fillim se çfare llumi eshte pd.

    Përgjigju
  • Niku: 16/03/2023 08:58

    Po rremuje e madhe ne krahun opozitar. Me kete fenomen duhet te merret profesoret

    Përgjigju
  • Bona: 16/03/2023 01:46

    Patur parasysh rolin e Evit dhe lidhjet e saj me znj. Kim, me gjase kishin pritshmeri te nje shartimi brenda PD ku perpos Lulit dhe Salet "rithemelimi" te kishte fytyren e spiunit me te ri nga radhet e PD pra ketij Alibeaj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano