I pranishëm është edhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dhe kryeministri i zgjedhur, Edi Rama. Sipas rastit, të pranishëm duhet të ishin edhe kryeministri në detyrë, Sali Berisha dhe kryeparlamentarja, Jozefina Topalli. Por mësohet se dy figurat kryesore të Partisë Demok ratike nuk kanë marrë pjesë në ceremoni. Nuk dihen ende arsyet e mungesës.
Ceremonia është hapur me interpretimin e himnit shqiptar dhe atij amerikan nga këngëtarja Rosela Gjylbegu dhe ka vazhduar me trupat e Marinsave të Ambasadës Amerikane që performojnë në ceremoninë e tyre zyrtare të ngritjes së flamurit.
Marrë nga "Shekulli"
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)