Berisha dhe tuneli sekret i Thesarit në Krrabë, dëshmia e Izet Haxhisë

Berisha dhe tuneli sekret i Thesarit në Krrabë, dëshmia e Izet Haxhisë

Ish-truproja e Sali Berishës, Izet Haxhia

Sali Berisha i është shmangur me sa ka mundur dëshmive të Izet Haxhisë. Thuajse asnjë gazetar nga ata që e intervistojnë apo deputet në Parlament nuk ka patur kurajon ta pyesë drejtpërdrejtë për ato që deklaronte ish-njeriu i i tij i afërt.

Megjithatë, në një intervistë dhënë në 17 shtator 2014, kjo e fundit e pyeti për akuzat e ish-truprojes së tij. Sapo ishte botuar në Dita intervista e parë e Izet Haxhisë nga Turqia pas një dekade e gjysëm në arrati.

Gazetarja: Njerëz që punonin afër jush, kanë disa akuza se ju keni mbajtur anë në konfliktin e tmerrshëm në Tropojë. E kam fjalën për një intervistë të Izet Haxhiajt në gazetën Dita…

S.Berisha: Të fusësh në emision një vrasës… Ky zotëri, së bashku me vëllezërit e tij, të cilët janë në burg, ka qenë pjesëmarrës aktiv në një vrasje. Ky është një vrasës…. Ka pasur vëllanë oficer policie në ditën e vrasjes. Kjo intervistë është botuar nga djemtë e Arta Dades…

Gazetarja: Por a do zbardhet ndonjëherë çfarë ka ndodhur realisht në Tropojë? A ka kapacitet drejtësia jonë?

S.Berisha: Së pari, çfarë ndodhi në Tiranë… këtu u ekzekutua tribuni i lirisë shqiptare nga njerëz me uniformë. Oficera, majora, kolonelë të policisë. Po si e ekzekutuan ata? Pa mbështetje politike në asnjë mënyrë.

Ky akt ka pasur mbështetje të qeverisë nga Tirana, deri në Tropojë, ata kanë shkuar pa u ndalur kurrkund. Një pjesë kanë shkuar te Nehat Kulla. Unë…

Gazetarja: A duhet rihapur dosja “Hajdari” dhe a ka kapacitet drejtësia jonë për të dhënë një verdikt të drejtë?

Drejtësia jonë duhet të hidhte dritë, sepse në Tropojë ka qenë vendi me më pak vrasje në gjithë vendin, nga viti 1900, deri 1997, vrasjet numërohen me gishtat e një dore.

Më shumë ka vrarë një i çmendur që rastisi të ishte një skizofren që vrau njerëz me armë në rrugë në vitin shtatëdhjetë e ca, se sa të gjithë vrasjet e ndodhura në krahinë.

Vrasjet pas i ka nxitur vetëm qeveria… Dëshmitë e vrasësve si puna e atij që bashkëpunon me Dabullat, me shpresë se do marrë ndonjë kockë prej tyre…

(gazetarja e ndërpret duke i thene qe do flasin me vone per kete)

Gjatë kohës që Berisha fliste në TV, redaksia e Ditës u lidh në linjë telefonike me Haxhinë në Turqi.

Në këtë prononcim ai përmend edhe vjedhjen e Thesarit të Krrabës, çështje e cila është rihapur pas një vendimi të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që urdhëron SPAK të hetojë për vjedhjen e Thesarit dhe nëse vjedhja lidhet me pasuritë e Metës dhe Berishës.

Më poshtë përgjigja e Izet Haxhisë nga Turqia për Berishën:

“… Zoti Berisha, kush asht vrasës, unë apo ti? Fatmir Haklaj, nga i cili të shkonin shtatë nga frika u vra nga terroristi dhe miku yt personal Anton Gjergji, që takohej me ty para operacioneve që kryente në Tropojë.

Kush ja çoi armët në Vlorë për luftën mes bandave rivale, bandës së Kakamit..? 

Në grupin e zjarrit që vranë më 21 janar, kishte persona afër teje që vranë të pafajshëm në mars ‘97 në Përmet.

Kush dha urdhrin për vendosjen e bombës tek lokali i Lush Përpalit, bombën tek Fondacioni Soros, tek makina e Arben Ujkës? 

Personi që vrau policin nga Tepelena më 13 mars, a është sot miku jot dhe a ka gëzuar poste në qeverisjen tënde?

Kush e vodhi thesarin në Krrabë në mars ’97, pasi njerëzit e mij i tërhoqe nga ruajtja dhe aty u fut grupi i Xhahit Xhaferit?

A të kujtohet pse u ndamë përfundimisht bashkë? Për moszbatimin e cilës porosi? Më porosite që të bombardoja një ambasadë të një vendi mik, ambasadoren e të cilës e quajte lavire e që duhej ndëshkuar. Kujtohu pak..

Të kujtohet kur më kërkove që të dërgoja njerëzit e mi që me autoblinda të shtypnim tropojanët që urreje? Të kujtohet kur u largova nga Presidenca me njerëzit e mi dhe ngele vetëm dhe nga frika që të kapi, fusje gruan e vajzën të më merrnin në telefon e të më luteshin që të kthehesha?

Kush e dha urdhrin mbrëmjen e 13 shtatorit kur the duhet të hakmerremi ndaj Fatos Nanos që pastaj e bëre mik? Pse i ndërron vrasësit sipas kohës? Ti je vrasësi, jo unë”

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë